☀️
Tiranë 37°C · Kthjellët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,971 ▼ -0.06% ETH $1,921 ▼ -0.05% XRP $1.0375 ▲ +0.05% SOL $76.5800 ▲ +2.11%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Politika

Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar sot në 9 gusht në lidhje me deklaratën e bërë nga presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy në Serbi, se shteti i Ukrainës nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

MEPJ shprehet se Tirana zyrtare mbështet plotësisht sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, sikundër dhe sovranitetin e pavarësinë e Kosovës, si dhe vendin e saj të merituar në Bashkimin Europian.

“Për këtë pikë nuk duhet të ketë asnjë keqkuptim: çdo përpjekje për të krijuar një paralele apo për të barazuar Kosovën me ndonjë situatë tjetër ndërkombëtare është e gabuar, oportuniste dhe thellësisht mashtruese”, thuhet në reagim.

Më tej, thuhet se pavarësia e Kosovës vetëm i ka shërbyer stabilitetit të rajonit tonë dhe është pjesë e një të ardhmeje, ku kufijtë nuk ndryshohen përmes forcës.

Për vizitën e Zelenskyyt në Serbi, MEPJ deklaron se presidenti ukrainas i shërben së pari vendit të tij dhe kjo është legjitime. Po ashtu, thotë se çdo hap që afron Serbinë me BE-në dhe e largon nga ndikimi malinj i Rusisë është një hap pozitiv.

“Vizita e Presidentit Zelenskyy në Serbi i shërben, para së gjithash, interesave të Ukrainës. Kjo është një gjë e kuptueshme dhe legjitime. Megjithatë, çdo hap që ndihmon Serbinë të largohet më tej nga ndikimi keqdashës i Rusisë dhe të afrohet me Evropën është pozitiv. Por çdo angazhim është gjithashtu një mundësi për të çuar përpara një mirëkuptim themelor: Ballkani Perëndimor duhet të ecë përpara, jo prapa”, saktësohet në deklaratë.

Reagimi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë

Vizita e Presidentit Zelenskyy në Serbi është e rëndësishme. Dialogu është gjithmonë i mirëpritur, veçanërisht kur krijon hapësirë për të trajtuar çështjet e vështira me qartësi, përgjegjshmëri dhe me një ndjenjë të fortë të historisë.

Ashtu siç Shqipëria qëndron dhe do të vazhdojë të qëndrojë fuqishëm në mbështetje të sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe të ardhmes evropiane të Ukrainës, po aq fuqishëm qëndrojmë edhe për sovranitetin, pavarësinë e Kosovës dhe vendin e saj të merituar në familjen euro-atlantike.

Për këtë pikë nuk duhet të ketë asnjë keqkuptim: çdo përpjekje për të krijuar një paralele apo për të barazuar Kosovën me ndonjë situatë tjetër ndërkombëtare është e gabuar, oportuniste dhe thellësisht mashtruese.

Çështja e Kosovës qëndron mbi bazat e veta historike, politike dhe juridike. Me kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ishte e qartë: shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkelte të drejtën ndërkombëtare. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është një çështje krejtësisht tjetër. Ai përbën një shkelje të rëndë të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare, si dhe një shkelje flagrante të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Nga këndvështrimi i Shqipërisë, një parim është themelor: një Ballkan Perëndimor paqësor, i qëndrueshëm dhe evropian kërkon pranimin e realitetit dhe të pakthyeshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Pavarësia e Kosovës ka kontribuar në stabilitetin rajonal dhe është pjesë e një të ardhmeje ku kufijtë nuk ndryshohen përmes forcës dhe ku popujt dhe komunitetet mund të përcaktojnë të ardhmen e tyre në paqe dhe siguri.

Ne gjithashtu mbajmë me vendosmëri qëndrimin se Serbia dhe Kosova i përkasin të dyja një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Normalizimi i marrëdhënieve mes tyre, që përfundimisht do të çonte në njohjen reciproke, nuk do ta dobësonte Serbinë. Përkundrazi, kjo do të ndihmonte në mbylljen e një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë së afërt të rajonit dhe do të hapte rrugën drejt pajtimit të vërtetë, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe paqes së qëndrueshme. Ballkani Perëndimor ka nevojë për këtë energji pozitive sot, ndoshta më shumë se kurrë.

Vizita e Presidentit Zelenskyy në Serbi i shërben, para së gjithash, interesave të Ukrainës. Kjo është një gjë e kuptueshme dhe legjitime. Megjithatë, çdo hap që ndihmon Serbinë të largohet më tej nga ndikimi keqdashës i Rusisë dhe të afrohet me Evropën është pozitiv. Por çdo angazhim është gjithashtu një mundësi për të çuar përpara një mirëkuptim themelor: Ballkani Perëndimor duhet të ecë përpara, jo prapa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.