“Unë nuk dua t’i heq gjë këtij çasti me një fjalim të gjatë. Kjo është koha juaj për të votuar. Kjo është koha juaj për të bërë historine për Shqipërinë dhe botën. Kjo është koha juaj për t’i dhënë njerëzve të Shqipërisë sistemin e drejtësisë që meritojnë dhe që kërkojnë.
Shqipëria ka qenë në pritje të këtij çasti prej kohë të gjatë. Ju e keni pritur këtë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë ndihmuar Prokurorinë e Përgjithshme për rregullat e votimit dhe fletën e votimit; jemi të kënaqur që ky proces do të jetë i drejtë dhe profesional.
Si dhe dua që ta dini se Shtetet e Bashkuara janë me ju, se ju nuk jeni vetëm. Pasi të ngrini sot këtë Këshill, ne do t’ju ndihmojmë në punën tuaj. Ne gjithashtu do t’ju ndihmojmë të krijoni SPAK-un dhe BKH-në. Shtetet e Bashkuara i marrin shumë seriozisht reformat që po bën Shqipëria dhe jemi të kënaqur të festojmë arritjet tuaj të sotme”, tha Moses One në Mbledhjen e Zgjedhjes së Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.