🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 15 May 2026
S&P 500 7,501 ▲0.77%
DOW 50,063 ▲0.75%
NASDAQ 26,635 ▲0.88%
NAFTA 102.58 ▲1.39%
ARI 4,613 ▼1.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $80,996 ▲ +2.27% ETH $2,271 ▲ +1.07% XRP $1.4863 ▲ +4.23% SOL $92.0000 ▲ +1.88%
S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 102.58 ▲1.39 % ARI 4,613 ▼1.54 % S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 102.58 ▲1.39 % ARI 4,613 ▼1.54 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet, Ambasada e SHBA: Nxisim këdo të regjistrohet

Në Shqipëri, ambasada amerikane tha sot se ajo “nxit këdo që mendon të kandidojë që të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.”

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për qëndrimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara ndaj zgjedhjeve vendore dhe pjesmarrjes së partive të opozitës, ndërkohë që afati për regjistrimin pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, po afron, e ngarkuara me punë Leyla Moses-Ones solli në vëmendje deklaratat e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Matthew Palmer në Tiranë, i cili, si theksoi diplomatja amerikane “u bëri thirrje atyre partive që kanë braktisur institucionet e Shqipërisë që të riangazhohen në procesin politik. Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të qershorit është mundësia më e mirë për ta, që ta bëjnë këtë”.

E ngarkuara me punë u shpreh për Zërin e Amerikës, se ambasada “mirëpret konkurimin demokratik të hapur dhe energjik në kutinë e votimit. Votuesit shqiptarë duhet të kenë mundësinë të zgjedhin mes një game të gjerë kandidatësh që do t’i përfaqësojnë vërtet ata. Nxisim këdo që mendon të kandidojë që të regjistrohet”, tha ajo

Diplomatja amerikane përshëndeti njëkohësisht “hapat konstruktivë të opozitës në parlament dje, të cilët formalizuan më tej praninë dhe pozicionet e tyre si deputetë. Formimi i grupeve parlamentare – shtoi ajo – do të forcojë më tej aftësinë e tyre për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre si anëtarë aktivë të parlamentit. Parlamenti i Shqipërisë vazhdon të funksionojë. Ky vazhdim i proceseve parlamentare – përfshi hyrjen e deputetëve të rinj, zhvillimin e debateve dhe miratimin e ligjeve – është shenjë e vazhdimësisë dhe stabilitetit të këtij institucioni të rëndësishëm demokratik”, nënvizoi e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane.

Një ditë më parë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim bënë të qartë se po shkojnë drejt bojkotimit të zgjedhjeve vendore. Kryesia e Partisë Demokratike dhe më pas Këshilli Kombëtar, miratuan një propozim të kryetarit Lulzim Basha sipas të cilit “PD të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Sipas Partisë Demokratike “kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Por përveç mospjesmarrjes, PD-ja sipas propozimit të zotit Basha do të angazhohet dhe për të bllokuar zhvillimin e zgjedhjeve. “Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale”, thuhet në vendim ndërsa saktësohet se angazhohet gjithashtu dhe që “të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë”.

Në të njëjtën linjë ishte dhe LSI-ja. “Aksioni politik i LSI-së i inkuadruar në tërësinë e veprimit politik dhe qytetar të opozitës, do të vazhdojë me vendosmëri për të mos lejuar që në këtë vend të ketë më zgjedhje farsë”, deklaroi nënkryetari Luan Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.