☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,835 ▲ +0.3% ETH $2,260 ▲ +0.45% XRP $1.2490 ▼ -0.06% SOL $94.5100 ▼ -1.55%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

PORTUGALI – Të arrestuar dhe çmontim tendash, pas protestave të dhunshme

LISBONË, 1 nëntor /ATSH-AFP/ – Policia portugeze e trazirave zbrazi përsëri dhjetëra tenda të ngritura nga protestuesit që denonconin krizën e strehimit në vend në Lisbonë dhe Porto sot herët në mëngjes duke përdorur shkopinj gome për të shpërndarë demonstruesit dhe duke bërë 13 arrestime.

Dhjetëra oficerë, disa të shoqëruar nga qen policie, ndërhynë në kampingun në sheshin ”Rossio” në Lisbonë dhe në një kamping më të vogël në sheshin ”Dom Joao I” në Porto rreth orës 04:30.

Protestuesit brohoritën “Kjo mban erë diktaturë” dhe “Ne jemi paqësorë” ndërsa policia përparonte.

Policia deklaroi në një njoftim për shtyp se gjashtë persona u arrestuan në Lisbonë dhe shtatë në Porto, qyteti i dytë më i madh i vendit, për refuzimin e zbatimit të urdhrave të shpërndarjes.

Protestuesit hodhën shishe, bojë dhe piroteknikë ndaj oficerëve, duke plagosur 13 oficerë policie, tetë prej të cilëve u dërguan në spital, thuhet në deklaratë.

”Në Porto, tre oficerë policie me rroba civile që monitoronin lëvizjet e protestuesve u sulmuan pasi u vunë re nga një grup”, shtohet në deklaratë.

Policia tregoi se një numër i paspecifikuar protestuesish u plagosën gjithashtu gjatë operacionit, i cili u krye “me rigorozitet, ekuilibër dhe respekt për të drejtat e qytetarëve”.

Grupi aktivist ”Acampada Lisboa” (”Kampi i Lisbonës”) deklaroi se më shumë se 30 persona u plagosën, përfshirë 10 që kërkonin shtrim në spital, dhe bëri thirrje për një demonstratë tjetër në Lisbonë për sot pasdite.

Protestuesit ngritën tendat e tyre të shtunën vonë pas marshimeve paqësore në të dy qytetet kundër kostove të larta të strehimit.

Policia ka ndërhyrë shpesh për të çmontuar kampet që janë krijuar në Lisbonë dhe Porto në javët e fundit.

Protestuesit po kërkojnë që qeveria e qendrës së djathtë, e pakicës, të heqë dorë nga planet e saj për të lehtësuar dëbimet dhe për të hequr kufizimet e qirasë për kontratat e reja të qirasë, duke paralajmëruar se këto ndryshime do të rrisnin më tej kostot e strehimit dhe do t’i bënin qiramarrësit më të prekshëm.

Protestuesit portugezë kanë ndjekur shembullin e demonstruesve në Spanjën fqinje, ku tendat janë ngritur për javë të tëra në qendër të Madridit dhe qyteteve të tjera./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.