☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,302 ▲ +0.57% ETH $2,699 ▲ +0.7% XRP $1.5053 ▲ +0.98% SOL $121.7000 ▲ +1.8%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet lokale/ Opozita kërkon ndryshimin e rregullave, nga rikthimi i balotazhit te hapja e listave

Demokratët kërkojnë rikthimin e balotazhit për zgjedhjen e kryetarëve të Bashkive.

Një model i tillë parashikon që kryebashkiaku të zgjidhet në raundin e parë vetëm nëse siguron mbi 50% të votave të vlefshme.

Në të kundërt, gara kalon në balotazh mes dy kandidatëve më të votuar.

Ky sistem i aplikuar në Shqipëri deri në vitin 2003, përdoret sot edhe në Kosovë.

“Një kryetar bashkie nuk duhet të jetë i forcës politike; duhet të jetë i qytetarëve. Dhe një kryetar bashkie që zgjidhet me një shumicë të thjeshtë relative, me 20-30% apo 30% të votave, sepse votat fragmentohen, nuk përfaqëson shumicën dhe vullnetin e shumicës së qytetarëve që kërkojnë të zgjedhin në hallin e tyre”, deklaroi Oerd Bylykbashi në një intervistë për Top Channel.

Aktualisht Këshillat Bashkiakë zgjidhen me sistem proporcional me listë të mbyllur, ku mandatet ndahen në raport me votat që merr subjekti politik, por demokratët propozojnë kalimin në lista të hapura, ku qytetari të zgjedhë këshilltarin që dëshiron.

“Unë vetë do të çoj përpara idenë e hapjes së listave 100% për sa u përket këshillave vendorë. Sigurisht që e komplikon procesin e KQZ-së, por rrit demokracinë në raport me mundësinë e zgjedhësve për të votuar”, thekson Bylykbashi.

Socialistët kanë në plan që zgjedhjet e pranverës të mbahen në një territor të ri me 46 Bashki.

Këmbëngulja e mazhorancës për të miratuar hartën e re me forcën e kartonëve në seancën e 8 Tetorit për demokratët është sinjal që edhe reforma zgjedhore do të ketë të njëjtin fat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.