Kosova

Zgjedhjet në Graqanicë, përgatitjet në fazën e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se numri i vëzhguesve të akredituar për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës, deri më tani është 388 vëzhgues.

zgjedhjet-n-euml-graqanic-euml-p-euml-rgatitjet-n-euml-faz-euml-n-e-fundit_hdKjo u bë e ditur në mbledhjen e radhës së KQZ-së, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Fillimisht, KQZ miratoi rekomandimin për akreditimin e Grupit të III-të të vëzhguesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës, me gjithsej 38 vëzhgues.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar deri më tani nga KQZ për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve është 388 vëzhgues.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, paraqiti një informatë para anëtarëve të KQZ-së lidhur me zbatimin e aktiviteteve të parapara me Planin Operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës.

Halimi bëri të ditur se procesi i përgatitjeve të këtyre zgjedhjeve është në fazën e fundit të tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button