🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.77%
NAFTA 84.49 ▼0.61%
ARI 4,685 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $80,179 ▲ +4.08% ETH $2,493 ▲ +2% XRP $1.4952 ▲ +2.68% SOL $100.9900 ▲ +7.9%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 84.49 ▼0.61 % ARI 4,685 ▼0.27 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 84.49 ▼0.61 % ARI 4,685 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet në PD, Berisha: Kandidimi i Mereme Selës do ta bënte garën qesharake. Salianji ka bashkëpunuar me eksponentë të krimit

Sali Berisha do të jetë kandidati i vetëm në garën për kreun e Partisë Demokratike, ndërsa ka sqaruar në një konferencë për shtyp përjashtimin e kandidaturave të tjera. Për Mereme Selën, Berisha u shpreh se ajo nuk plotësonte kriteret dhe se një garë e tillë do të ishte “qesharake” dhe do të dëmtonte seriozitetin e procesit zgjedhor brenda PD-së.

“Për të kandiduar Meremja që të drejtojë demokratët, duhet të ketë disa prova të tjera sepse përndryshe gara bëhet qesharake. Një garë e tillë nuk të nderon”, deklaroi ai, duke shtuar se Komisioni përkatës kishte vendosur se kandidatja nuk i përmbush kriteret.

Ndalur te Salianji, Berisha ngriti akuza ndaj tij, duke pretenduar se ai ka pasur kontakte me eksponentë të krimit të organizuar. Sipas Berishës, këto veprime bien ndesh me qëndrimet e Partisë Demokratike.

“Ndërkohë informacione të verifikuara, ky në burg drekonte dhe darkonte me Pëllumb Gjokën dhe Oltion Bistrin. Ky ishte opozita, ata byrazerë të qeverisë. Por kjo është 100% e vërtetë. Pastaj gjatë verës, shkonte te Ergys Agasi. Ky ishte njeriu që unë sulmoja më shumë. Ergys Agasi mblidhte Suel Çelën dhe Elvis Doçin dhe aty bëheshin planet si të grabiteshin votash. Unë i denoncoja çdo ditë, ky tani gjeti të ulet me Ergys Agasin. Ne mbajtëm heshtje deri sa doli raporti i OSBE ODIHR. Doli raporti, menjëherë kam thirrur mbledhjen e kryesisë. Ishte edhe Salianji, shumë mirë tha. E thirra të pasnesërmen, i thash më thuaj çfarë mendon, çfarë aksionesh duhet të ndërmarrim. Nuk më tha gjë, iku. Pastaj thërret më të votuarit, i shkojnë. Vazhdon nis takimet. I them nuk janë të partisë sepse mblodhi ata që punuan kundër në fushatë. Patëm njerëz që na punuan kundër. Unë i kam shkruar e ke përjashtuar veten nga PD sepse beteja jonë me krimin e organizuar është e përjetshme”, u shpreh Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.