⛈️
Tiranë 17°C · Stuhi 13 May 2026
S&P 500 7,412 ▲0.15%
DOW 49,513 ▼0.5%
NASDAQ 26,242 ▲0.59%
NAFTA 102.91 ▲0.71%
ARI 4,694 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $79,232 ▼ -1.3% ETH $2,252 ▼ -0.39% XRP $1.4190 ▼ -0.15% SOL $90.8000 ▼ -3.26%
S&P 500 7,412 ▲0.15 % DOW 49,513 ▼0.5 % NASDAQ 26,242 ▲0.59 % NAFTA 102.91 ▲0.71 % ARI 4,694 ▲0.15 % S&P 500 7,412 ▲0.15 % DOW 49,513 ▼0.5 % NASDAQ 26,242 ▲0.59 % NAFTA 102.91 ▲0.71 % ARI 4,694 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
13 May 2026
Breaking
Opinion

Zgjedhjet në PD, kriza vazhdon

Nga Artur Ajazi

Zgjedhjet dhe fushata brenda Partisë Demokratike, tregoi qartazi se, “kjo forcë politike ka hyrë tanimë në fazën më kritike të krizës saj”. Kriza brënda saj është njerëzore, mendore, morale, politike, organizuese, strukturale, dhe do të mbetet kështu deri ditën kur, nga Berisha i pari, të vendosin të ndryshojnë gjithçka. Ajo parti, sulmon, anatemon, kundershton, akuzon, denoncon, shpif, sajon, dhunon, etj. Epo në raste të tilla, nuk thuhet se “kemi përballë një parti politike, por një formacion të shkurturuar militar”.

Në rast se dëgjon  kryetarin e një partie, që del çdo ditë, flet dhe flet, akuzon dhe akuzon, etiketon dhe sulmon çdo tjetër njeri që është në kampin kundershtar, dhe nuk sqaron rrethanat se “pse nuk evulon forca e tij politike, se pse nuk afrohen të rinjtë, intelektualët, se pse nuk rinovohen krerët e strukturave nga lart deri poshtë, se pse nuk afrohen ambasadorët e BE dhe SHBA, atëhere nuk kemi pse të themi se, ky është grupim konkurues”.

Në rast se do të shikojmë paksa zgjedhjet e nisura nga Shkurti 2026 deri në 23 Maj 2026, ditën kur do të rizgjidhet sërish Berisha kryetar PD-je, do të mjaftonte të thoshnim se “brenda asaj partie po ndodh katrahura, kataklizmoja”. Do të thoshnim se, ata nuk janë aspak prodhues politikë, afrues me votuesin, dhe shpresues për të konkuruar në zgjedhjet e afërta vendore, pastaj  dhe ato të përgjithshme.  Partia Demokratike, pa e ditur ndoshta edhe vetë ata që ndezin molotovët, përjeton prej 10 vitesh stuhi krizash të brëndshme. E nisën me Bashën, vazhduan me grupimin e tij, pastaj u grupuan dhe nxorrën me “dajak ligjor” Lulin nga selia, dhe futën triumfalisht Berishën. Por nuk mjaftoi me kaq.

Nisi procesi penal ndaj kryetarit Berisha. U futën të gjithë poshtë ballkonit të tij. Ulurinin dhe thërrisnin “Rama ik, Duman ik”, dhe sikur të mos mjaftonte kjo radha i erdhi përjashtimeve. Stina e “internim -dëbimeve” e cila njihet mirë nga (ish-komunisti) Berisha, vazhdoi me Salianjin, të cilin e sikterrisën. Natyrisht Salianji nuk fitonte as 2 per qind të votave edhe sikur të garonte, por inati i “komunistit”, nuk e toleroi atë, as të paraqiste emrin për garë.  Sot akutlisht, PD e ka gjetur zgjidhjen. Sali Berisha kryetar. Madje deputetët e tij, dalin në ekrane dhe debate dhe deklarojnë se “askush nuk na imponohet ne, kë të zgjedhim kryetar partie, e kemi Sali Berishën”. Enver dhe kaluar Enverit.

Dhe hajde pastaj dhe thuaj se “PD ka evoluar, është bërë parti europiane, është simotra e partisë Trumpit”. Kaq do të mjaftonte që, nga klasa politike shqiptare në Tiranë, të mendohet seriozisht për krijimin e një grupimi apo partie të re politike, e cila do të zërë vendin bosh të “Parti-Berishës” në opozitë. Nuk mund të shkohet në zgjedhje të reja vendore apo të përgjithshme pa opozitë. PD, prej kohësh e ka humbur besimin e frymëzimin ndaj mbështetësve të saj. Kjo për faktin sepse, atje edhe 35 vite të tjera të bëhen zgjedhje të reja, kriza vazhdon, dhe  berishizmi nuk venitet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.