⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,742 ▼ -0.01% ETH $2,237 ▲ +0.39% XRP $1.1581 ▼ -2.48% SOL $89.5200 ▼ -1.15%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Zhvillimet e fundit! Ambasadorët e vendeve të BE pranë miratimit të IBAR-it për Shqipërinë, mbledhja ndërqeveritare bren

Sinjalet pozitive që vijnë nga Brukseli mund t’i sjellin Shqipërisë, në ditët në vazhdim, nisjen e mbylljes së kapitujve të hapur me Komisionin Europian dhe mbajtjen e mbledhjes ndërqeveritare më 26 maj.

Grupi i punës i vendeve anëtare të BE-së u mblodh përsëri në Bruksel për të diskutuar hartimin final të përgjigjes së vlerësimit IBAR për Shqipërinë.

Mbledhja e kësaj të marte është zhvilluar në një klimë të avancuar drejt dhënies së një vlerësimi pozitiv të IBAR-it nga ambasadorët e vendeve të BE-së, duke hapur rrugën për nisjen e mbylljes së kapitujve të hapur me Komisionin Europian.

Në mbledhjen e së martës së shkuar, ky grup pune, pjesë e COELA-s në Bruksel, ka bërë progres dhe kjo i është konfirmuar Top Channel prej një burimi në Këshillin Europian, i cili bëri këtë koment:

“Grupi i Punës COELA ka bërë përparim të mirë lidhur me atë që quhet ‘projekt-pozicioni i përbashkët i BE-së për Klasterin 1’ dhe ekziston një optimizëm i kujdesshëm se mund të arrihet një marrëveshje midis shteteve anëtare së shpejti në nivelin e WP-së.

Nëse kjo konfirmohet, dosja do t’u kalojë për miratim ambasadorëve të BE-së, të njohur si COREPER. Ky është niveli i dytë i vendimmarrjes brenda Këshillit, që në fund do të hapë rrugën për mbajtjen e një konference ndërqeveritare me Shqipërinë në ditët ose javët në vijim”.

Burime diplomatike në Bruksel, bazuar në atë çfarë është prodhuar në dy mbledhjet e fundit, shprehin besimin se ambasadorët e vendeve të BE-së, në emër të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të tyre, do të mund t’i japin dritën jeshile mbledhjes së radhës ndërqeveritare Shqipëri-Komision Europian, për t’u zhvilluar më 26 maj.

Diskutimet mes ambasadorëve për propozimin e Komisionit Europian për nisjen e mbylljes së kapitujve me Shqipërinë kanë nisur prej muajit mars.

Mësohet se në dy mbledhjet e fundit, Gjermania dhe Holanda i kanë drejtuar Komisionit Europian 70 pyetje, të cilat lidhen me shtetin ligjor, korrupsionin dhe krimin e organizuar, me fokus llogaridhënien, për të cilat kanë marrë përgjigje, të cilat janë përfshirë në dokumentin e gjashtë të prodhuar nga kjo tryezë.

Këto zhvillime pozitive që vijnë nga Brukseli u shoqëruan javën e shkuar edhe me një dakordësi mes PS-së dhe PD-së në Parlament, nga ku u miratua një rezolutë me tone bashkëpunimi dhe angazhimi për të çuar përpara anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.