Zhvillimi i trashëgimisë kulturore në rajonin ndërkufitar nxit industrinë e turizmit
Zhvillimi i trashëgimisë kulturore në rajonin ndërkufitar nxit industrinë e turizmit.
Bashkimi Evropian ka dhënë mbi 10 milionë euro gjatë periudhës 2006-2013 për rehabilitimin e trashëgimisë kulturore në Tiranë, Shkodër, Himarë, Krujë, Berat, Korçë dhe Elbasan. Ndërsa në fillim të janarit 2016 nisi një projekt i ri për restaurimin dhe rehabilitimin e Parkut të Apolonisë.
Kjo u bë e ditur gjatë një konferencës “Krijimi dhe Promovimi i Rrjetit të Kështjellave – NetCastle”, që u mbajt në Tiranë, projekt ky i financaur nga BE.
Projekti NetCastle, i bashkëfinancuar nga Programi IPA për Bashkëpunimin Ndërkufitar “Greqi – Shqipëri 2007-2013”, synon të zhvillojë trashëgiminë kulturore në rajonin ndërkufitar për të nxitur industrinë e turizmit me përdorimin e teknologjive të reja dhe e-turizmin.
“Në terma të asaj çka kërkohet nga axhenda e anëtarësimit, Shqipëria pritet të përparojë më tej në sektorët e turizmit dhe kulturës”, tha Entela Sulka, menaxhere projekti në Delegacionin e BE-së në Shqipëri:
Sipas saj, bizneset e turizmit përballen me vështirësi që lidhen me informalitetin, nevojën për përmirësimin e infrastrukturës, përfshirë menaxhimin e mbetjeve dhe qasjen në energji, si dhe çështjet e pronësisë.
Sulka theksoi sfidat kyçe të sektorit kulturor në Shqipëri, lidhur me mungesën e burimeve financiare dhe njerëzore, kapacitetet institucionale dhe ndërgjegjësimin publik për rolin e trashëgimisë kulturore. “Në anën pozitive, vërejmë një tendencë pozitive në rritje në Shqipëri drejt një pajtimi të trashëgimisë historike dhe liberalizimit ekonomik”, shtoi ajo.
Deri kur do rrimw tuj pritur…gjegjen twnde t’parw?!
Njw jetw rritur e plakur me Gazetwn “Zwri i POPULLIR”vwtet Zw, qw na kumbonte mw mwmdiet dhe zwmrat ona, qw nga barikadat e luftw, aksionet e mwdha tw rindertimit e ndwrtimit tw vwndit e deri pas atij ndryshimi tw Madh Pas 90-tws, nisur pwr mirw dhe vetw populli e bwri) ka mbi njw vit mos gaboj qw nuk botohet. E cuditwshme dhe mw e cuditwshmia; asnjw fjalw kwtw MAsakWr bwrw. Turp pwr autorwt, sa pwr ata qw heshtin.
Jam lrarg atdheut deri tej oqeani,po tw them tw drejtwn tw parwn oyetie qw mw bwjnw dashamirwsit nw masw wshtw pwr kwtw tw pa pranushme.
Faleminderit atyre punonjwsve gazetare (nuk e di kushwshtw drejtues, qw botohet po jo pwr publikun…
Tw paktwn sqarojeni lexuesit sa mbarw popullin . Zwri Popullit wshtw i gjithw popullit. them se duhet parw.
‘Thashethemet”pwr “mundesw fondesh” wshtw marrwzi .
…Shkoftw reja mw dwgjoftw, nw kanw veshw e sy, ata qw e kane nw dorw.
Mw falni pwr ca nervozizwm,po kwtej tejoqeanit na duhet ajo gazetw Mes emfanteve ska pozitw dhe opozitw armiq me njwri tjetrin,po “OPOZIArw po vWllezWr”
Me atdhetarizwm dhe moton:
“Bjerini botws anw e mbanw po mos e harronni V A T A N E”
Ju “Kopetentw”‘.. na botoni “ZERIN E POPULLIT”
Amanet NWNE
Toronto 15-07-2016 Nwnw Pashako D