☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.31 ▼14.73%
ARI 4,833 ▲3.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,371 ▲ +3.97% ETH $2,235 ▲ +6.11% XRP $1.3721 ▲ +4.23% SOL $84.5700 ▲ +6.07%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.31 ▼14.73 % ARI 4,833 ▲3.17 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.31 ▼14.73 % ARI 4,833 ▲3.17 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Zhvillohet në mungesë gjyqi për Almir Dacin, babai: Iku në Siri se mbeti pa bukë

Zhvillohet për herë të parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca ndaj imamit Almir Daci, i cili konsiderohet si një nga drejtuesit më të pushtetshëm të celulave të luftëtarëve xhihadistë në Siri.

Daci, imami i xhamisë së Leshnicës së Pogradecit nuk ndodhet në Shqipëri dhe është shpallur në kërkim. Si pasojë e kësaj, ai po gjykohet në mungesë.  Ditën e sotme, babai i Dacit, Xhevahiri është marrë në pyetje nga trupi gjykues. Ky i fundit ka mohuar akuzat e Prokurorisë, duke thënë se i biri nuk ka shkuar në Siri për të luftuar.

“Djali im nuk ka shkuar në Siri për të luftuar. Ai ka qenë imam në xhaminë e Leshnicës, por e hoqën sepse nuk e fali namazin e Bajramit në kohën e duhur. Ai mbeti i papunë dhe pa bukë. Kështu që u detyrua të shkojë në Siri”, tha Xhevahir Daci përpara trupit gjykues.

Babai shtoi gjithashtu se me djalin e tij ka folur për herë të fundit në dhjetor të 2015. Almir Daci, njihet si një nga personat më të rrezikshëm që i janë bashkuar ISIS-it. Disa muaj më parë ai publikoi një video në Youtube , ku së  bashku me një militant nga Kosova kërcënuan me sulme terroriste kundër të gjithë atyre që nuk e përkrahin kauzën e tyre, çka përbëri edhe provën më të fortë për përfshirjen e tij në terrorizëm. Ndaj tij rëndojnë akuza si  pjesëmarrje në luftë, thirrje dhe nxitje e urrejtjes, pjesë e ISIS.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.