🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.26 ▼7.55%
ARI 3,957 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,982 ▼ -0.9% ETH $2,257 ▲ +0.2% XRP $1.2511 ▲ +0.53% SOL $92.1500 ▼ -1.23%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zjarret në vend, MM: 34 vatra në 24 orë, 5 mbeten aktive, ndërhyjnë 481 forca

34 vatra zjarri janë raportuar në territorin e Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 2 të tjera janë nën mbikëqyrje.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, për përballimin e situatës janë angazhuar gjithsej 481 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të strukturave vendore janë angazhuar edhe 105 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse të FA-së, 3 helikopterë dhe 1 avion AIR TRACTOR.

Vatrat aktive janë përqendruar kryesisht në qarqet Tiranë dhe Dibër.

Në Malin e Dajtit, pas riaktivizimit të tre vatrave, vijon ndërhyrja me 25 forca zjarrfikëse/AZM dhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura.Në qarkun Dibër, aktive mbeten vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal, Sllatinë dhe Komsi. Në Vajkal janë angazhuar 61 forca, mes tyre 30 efektivë të FA-së, ndërsa në Sllatinë operojnë 78 forca. Në Komsi janë angazhuar gjithashtu 25 efektivë të Forcave të Armatosura. Sipas autoriteteve, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, në Elbasan, vatrat në Malin e Dardhës dhe Malin e Qukësit janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Gjatë ditës së djeshme, ndërhyrje të konsiderueshme u kryen edhe në Tërbaç dhe Vranisht të Himarës, ku u angazhuan forca tokësore, dy helikopterë dhe një avion AIR TRACTOR. Në Xhyrë të Librazhdit u ndërhy gjithashtu me një helikopter të Forcave të Armatosura. Të dyja këto vatra janë deklaruar të fikura.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Autoritetet bëjnë me dije se kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë së tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.