🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,892 ▲ +0.33% ETH $2,264 ▲ +0.38% XRP $1.2492 ▼ -0.5% SOL $94.3700 ▼ -1.74%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zjarret, prefektja e Shkodrës: Rreziku për banesat është evituar, ndërhyrja nga ajri vazhdon

Kjo verë, e shoqëruar me temperatura të larta, është karakterizuar edhe nga situata të shumta zjarresh në qarqe të ndryshme të vendit.

Flakët kanë shkaktuar dëme në banesa, pyje dhe sipërfaqe me bimësi, ndërsa strukturat e emergjencave vijojnë përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive.

Një prej situatave problematike është ajo në Bardhaj të Shkodrës, ku ndërhyrja po vijon si nga toka, ashtu edhe nga ajri, për të vënë nën kontroll flakët.

Prefektja e qarkut Shkodër, Holta Duda, gjatë një komunikimi për mediat, tha se në të gjithë qarkun janë evidentuar disa vatra aktive, ndërsa situata më e vështirë është paraqitur gjatë orëve të vona të pasdites së djeshme.

“Në Shkodër në nivel qarku kemi disa vatra aktive, situata ka qenë problematike gjatë orëve të vonë të pasdites së djeshme ku paralelisht kishim disa vatra me përmasa të mëdha në të gjithë qarkun të përhapura“, tha ajo.

Sipas saj, aktualisht situata paraqitet më e qetë, ndërsa zjarri në Bardhaj ka shtrirje në një terren malor. Rreziku për banesat është evituar tha ajo, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë të qëndrojnë në terren për të ndërhyrë në rast të ndonjë riaktivizimi të mundshëm.

Më tej, Duda pohoi se një tjetër vatër problematike është ajo në Pukë, në malin e Tërbunit, ku terreni i vështirë ka bërë më të komplikuar ndërhyrjen.

Në operacion janë angazhuar edhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

“Në këtë moment që flasim situata paraqitet më e qetë, vatra e zjarrit ka shtrirje, por në terren malor. Për banesat në këtë moment është evituar rreziku dhe zjarrfikësit ndodhen aty për çdo ndërhyrje në rast riaktivizim të mundshëm. Një situatë problematike paraqitet në Pukë, në malin e Tërbunit. Situata edhe atje është problematike. Janë angazhuar edhe 50 efektivë të FA-së, të cilët po bëjnë të mundur ndërhyrjen në një terren, i cili duhet thënë se është mjaft i vështirë“, shtoi prefektja.

Ndërkohë, në Bardhaj, ndërhyrja nga ajri ka nisur që prej ditës së djeshme, në përpjekje për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të shmangur rrezikimin e zonave të banuara.

“Në Bardhaj, ndërhyrja nga ajri ka nisur që ditën e djeshme”, u shpreh ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.