Zjarri në Krujë, Lamallari: 300 policë në vijën e parë të betejës me flakët, shërbyen me kurajo. Rrezikohej jeta dhe p
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka reaguar pas stabilizimit të situatës së zjarrit në Krujë, duke shprehur falenderim për 300 punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët në bashkëpunim me zjarrëfikësit dhe efeëktivët e FA-ve ishin në vijnë e parë të betejës me flakët, duke bërë të mundur vënien në kontroll të situatës pa pasoja tragjike.
Me një postim në rrjetin social Facebook, Lamallari shprehet se të ndodhur përballë një situate ku rrezikohej jo vetëm prona e qytetarëve, por dhe jeta e tyre, janë angazhuar forcat speciale speciale dhe ndërhyrjes së shpejtë, autobotet dhe makinat ujëhedhëse të Policisë së Shtetit, duke vënë çdo kapacitet në dispozicion të shuarjes së zjarrit.
Sipas tij, Kruja sot është e qetë dhe krenare për të gjitha forcat që ndodheshin në vijën e parë të zjarrit, të cilët shërbyen me kurajë, përgjegjësi dhe empati përballë rrezikut kritik.
Njoftimi i plotë:
Faleminderit përzemërsisht në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit Edi Rama rreth 300 punonjësve të Policisë së Shtetit, që bashkë me zjarrfikësit dhe efektivë të Forcave të Armatosura, ishin në vijën e parë të betejës me flakët në Krujë.
Ju bëtë të mundur evakuimin e banorëve në kushte tensioni dhe në garë me kohën duke qëndruar me guxim, profesionalizëm dhe mirësi deri në fund.
Në një situatë si kjo, kur rrezikohej jeta dhe prona e njerëzve, angazhuam forcat speciale dhe ndërhyrjes së shpejtë, autobotet dhe makinat ujëhedhëse të Policisë së Shtetit, duke vënë çdo kapacitet në dispozicion të shuarjes së zjarrit.
Kruja sot është më e qetë dhe më krenare se mbase asnjëherë më parë për vajzat dhe djemtë, gratë dhe burrat me uniformë të cilët shërbyen me kurajë, përgjegjësi dhe empati përballë rrezikut kritik të zjarrit të favorizuar nga era e fortë. RESPEKT!



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.