☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.36 ▼0.86%
ARI 4,127 ▲1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,452 ▲ +3.35% ETH $2,421 ▲ +5.46% XRP $1.3072 ▲ +2.34% SOL $95.8600 ▲ +3.22%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.36 ▼0.86 % ARI 4,127 ▲1.31 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.36 ▼0.86 % ARI 4,127 ▲1.31 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zjarri në Lurë, ministri Lamallari ndan pamjet: Vijon lufta intensive me flakët deri në neutralizimin e plotë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga situata e krijuar nga zjarri në Lurë ku është bërë edhe ndërhyrja nga ajri. Ministri thekson se po vijon puna për vënien nën kontroll të flakëve.

Ndër të tjera ai theksoi se zjarrvënësit duket të dalin përpara drejtësisë dhe të marrin ndëshkimin e ashpër sipas ligjit penal të çdokujt që shkatërron pasurinë kombëtare.

“Vijon lufta intensive me flakët në Lurë. Forca të Shërbimit Zjarrfikës, efektivë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile, janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje nën temperatura ekstreme. Do të vijojmë me të njëjtën vendosmëri deri në neutralizimin e plotë të rrezikut dhe shpëtimin e Parkut Kombëtar të Lurës.

Zjarrvënësit e qëllimshëm duhen evidentuar sa më parë dhe plotësisht nga Policia e Shtetit, proceduar dhe ndjekur penalisht me të gjithë vetëdijen e lartë qytetare dhe angazhimin maksimal profesional të çdo prokurori, për vënien përpara drejtësisë dhe ndëshkimin e ashpër sipas ligjit penal të çdokujt që shkatërron pasurinë kombëtare të shumë gjeneratave”, shkruan ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.