☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.37 ▼0.75%
ARI 4,050 ▲2.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,591 ▲ +2.01% ETH $2,328 ▲ +2.57% XRP $1.2906 ▲ +2.8% SOL $93.5600 ▲ +1.24%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.37 ▼0.75 % ARI 4,050 ▲2.79 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.37 ▼0.75 % ARI 4,050 ▲2.79 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zjarri në Mirditë, dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

Zjarri që ka përfshirë fshatrat Perlat-Epër dhe Trojez në Mirditë vijon të mbetet aktiv, por ka humbur intensitetin pas punës së ekipeve në terren.

Sipërfaqja e përfshirë nga flakët është kryesisht me pyje lisi dhe shkurre. Në operacionin për vënien nën kontroll të kësaj vatre zjarri janë angazhuar angazhuar 30 forca bashkiake, 12 forca të shërbimit zjarrfikës dhe pyjor, si dhe 32 efektivë ushtarakë nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, ndërsa në ndihmë të forcave operacionale janë bashkuar dhe vullnetarë të zonës.

Bëhet me dije se sipas vlerësimit të fundit në terren, presioni i vatrës së zjarrit ka rënë ndjeshëm dhe situata vijon të jetë nën kontroll.

“Vijon ndërhyrja për izolimin dhe mbajtjen nën kontroll të vatrës së zjarrit në fshatrat Perlat-Epër dhe Trojez në Mirditë. Aktualisht, zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët, ndërsa ekipet në terren po punojnë për izolimin e të gjithë vijës së zjarrit në një sipërfaqe të mbuluar me pyll lisi dhe shkurre.

Në operacion janë angazhuar 30 forca bashkiake, 12 forca të shërbimit zjarrfikës dhe pyjor, si dhe 32 efektivë ushtarakë nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut. Në ndihmë të forcave operacionale janë edhe vullnetarë të zonës.

Sipas vlerësimit të fundit në terren, presioni i vatrës së zjarrit ka rënë ndjeshëm dhe situata vijon të jetë nën kontroll. Në këto kushte, mjetet zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, konkretisht B3K Burrel dhe BMEC Tiranë, mund të rikthehen në bazë. Forcat në terren do të vijojnë monitorimin e zonës dhe ndërhyrjen për izolimin përfundimtar të vatrave të mbetura”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.