☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,777 ▲0.16%
DOW 51,947 ▼0.2%
NASDAQ 27,277 ▲0.57%
NAFTA 88.82 ▼3.84%
ARI 4,408 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,294 ▼ -0.28% ETH $2,751 ▼ -0.45% XRP $1.5820 ▲ +5.17% SOL $118.0200 ▼ -0.02%
S&P 500 7,777 ▲0.16 % DOW 51,947 ▼0.2 % NASDAQ 27,277 ▲0.57 % NAFTA 88.82 ▼3.84 % ARI 4,408 ▲0.55 % S&P 500 7,777 ▲0.16 % DOW 51,947 ▼0.2 % NASDAQ 27,277 ▲0.57 % NAFTA 88.82 ▼3.84 % ARI 4,408 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Kronika

Zjarri pranë parkut të Apolonisë, ministri Gonxhja: Asnjë monument i dëmtuar, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e

Zjarri i rënë në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë po merret nën kontroll falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe operacionit nga ajri.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ishte në terren për të ndjekur nga afër situatën dhe ndërhyrjen për shuarjen e flakëve, duke theksuar se mbrojtja e parkut si pasuri e trashëgimisë kulturore është përparësi.

Gonxhja deklaroi se zjarri nuk mund të ketë ardhur nga temperaturat e ulëta, por është i vendosur nga njeriu.

“Aksioni për fikjen e zjarrit po vijon. Kemi forca të shtuara nga toka dhe ajri. Me temperatura kaq të ulëta nuk mund të kemi një zjarr të tillë. Shkak është gabimi njerëzor, policia po heton. Nuk është dëmtuar asnjë monument brenda parkut.”

Ministri falënderoi strukturat e emergjencës civile dhe ushtrinë për reagimin e shpejtë, si dhe qytetarët që kontribuojnë në raste të tilla. Ai veçoi rastin e Andrea Ramës, një vizitor nga Lushnja, i cili vuri re zjarrin dhe ndihmoi në përpjekjet për shuarjen e tij, duke e cilësuar si “një shembull guximi dhe përgjegjësie qytetare”.

Në prononcimin e tij për mediat, Gonxhja rikujtoi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

“Është domosdoshmëri dhe shumë e rëndësishme që të ruajmë. Ashtu siç e kanë ruajtur të parët tanë, duhet ta ruajmë edhe ne.”

Ai shtoi se monumentet brenda parkut nuk janë dëmtuar, por mbetet shqetësimi për banorët pranë zonës dhe për pemët e vjetra që përbëjnë bukurinë e kodrës.

“Nuk flasim dot para kohe ende. Aksioni po vijon për të gjitha vatrat e vërteta, rreth parkut, por edhe në zonat që janë me rrezik për banesat afër parkut. Natyrisht që kjo tani na qetëson sepse kemi forca të shtuara, edhe nga ajri edhe në tokë. Problemi është parandalimi, pakujdesia. Në temperatura kaq të ulëta nuk mund të ketë zjarr nga nxehtësia, kështu që shkaku i vërtetë është nxitja dhe gabimi i njerëzve. Era nuk e ndihmon fikjen, përkundrazi e përkeqëson zjarrin. Politika po heton. Jemi të qetë me monumentet. Nuk kemi asnjë dëm për momentin, as në pjesën muzeale, as në artin monumental. Brenda parkut nuk kemi asnjë dëm dhe kjo është shumë e rëndësishme, kjo na gëzon. Por mbetet meraku për banorët që janë afër parkut dhe për gjithçka që lidhet me vlerën e kësaj kodre, me ullinjtë dhe pemët shumë të vjetra që janë bukuria e kësaj zone kaq holistike dhe që nuk duam ta humbim. E them shkurt: kemi të bëjmë me një zjarr të qëllimshëm.”

Ndërhyrja vijon në terren me qëllim izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa hetimet e policisë pritet të përcaktojnë përgjegjësitë për zjarrvënien e dyshuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.