☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 102.47 ▲0.7%
ARI 4,006 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,879 ▼ -0.45% ETH $2,314 ▼ -0.54% XRP $1.3000 ▲ +0.96% SOL $99.9500 ▼ -1.11%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.47 ▲0.7 % ARI 4,006 ▼0.8 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.47 ▲0.7 % ARI 4,006 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Zmbrapset Serbia: Ndryshohet destinacioni i trenit propagandistik serb

Në vend të linjës nga Beogradi në Mitrovicë, “treni serb” që nga e enjtja do të qarkullojë në rrugën e re nga Kraleva në Pozega, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja në Qeverinë e Serbise, Zorana Mihajlovic.

“Për shkak të sigurisë së pasagjerëve dhe punëtorëve të hekurudhës, kam vendosur që ky tren nuk do të qarkullojë në linjën deri në Mitrovicë, e cila u prezantua si propozim dhe me mbështetjen financiare të Zyrës për Kosovë dhe Metohi, por që ky tren me të njëjtin enterier do të futet në komunikacionin e brendshëm dhe qysh nesër do të transportojë pasagjerët nga Kraleva në Pozega”, tha zëvendëskryeministrja për Blic, raporton B92.

Ministrja tha se “vendimin që treni të qarkullojë përsëri, por në rrugë tjetër, e bëri për arsye ekonomike”.

“Në kohën kur po e kryejmë reformën e hekurudhës, që është prioritet i Qeverisë dhe i mbështetur nga të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare, ne duhet të sillemi ekonomikisht”, tha ajo, duke theksuar se trenat e rinj që u paguan 100 milionë dollarë nuk duhet të rrijnë dhe krijojnë shpenzime, por duhet të transportojnë pasagjerë dhe të krjojnë fitim.

Ajo vuri në dukje se udhëheqja e Serbisë ka propozuar që ky tren, pikërisht për shkak të asaj që ka ndodhur fundjavën e kaluar, të shkojë në sa më shumë qytete në Serbi.

“Mendoj se një numër i madh i qytetarëve duan t’a shohin këtë tren prej të cilit u frikësuan forcat policore të shqiptarëve të Kosovës sa që që me armë të rënda shkuan drejt tij”, tha ajo dhe kujtoi se “ai ishte një tren në të cilin kishte motive të trashëgimisë kulturore serbe nga Kosova, e cila është nën mbrojtjen e UNESCO-s” dhe se “aspak nuk është i rrezikshëm”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.