☁️
Tiranë 19°C · Vranët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 75.68 ▲0.54%
ARI 4,354 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
₿ CRYPTO
BTC $65,842 ▼ -0.79% ETH $1,797 ▼ -0.61% XRP $1.2206 ▼ -2.26% SOL $73.9500 ▼ -0.43%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.68 ▲0.54 % ARI 4,354 ▼0.02 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.68 ▲0.54 % ARI 4,354 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
17 Jun 2026
Breaking
Politika

Zogaj: Protesta dhe SPAK janë dy fuqitë madhore të kohës, Zvërneci është tokë e “minuar” me paligjshmëri

Ecuria e tubimeve qytetare dhe zhvillimet e fundit rreth projektit turistik në Zvërnec kanë qenë në qendër të emisionit “Trialog” në RTSH, nën moderimin e Alba Alishanit. Gjatë diskutimit mbi “Skenarët e protestës”, analisti Preç Zogaj ka bërë një analizë të impaktit që kjo lëvizje po krijon në vend, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me aksionin e organit të akuzës.

Sipas Zogajt, pjesëmarrësit në tubime e ndërgjegjësojnë rëndësinë e kauzës së tyre, duke refuzuar shndërrimin e lëvizjes në një strukturë partiake.

Analisti theksoi se kjo periudhë po karakterizohet nga dy faktorë kryesorë që po ndikojnë në dinamikat publike në Shqipëri, duke vënë në dukje se hetimet e fundit po legjitimojnë qëndresën e qytetarëve:

“Kolona zanore është dorëheqja e qeverisë. Po mbështesin SPAK. Protesta dhe SPAK janë dy fuqitë madhore të kësaj kohe. Produkti i SPAK po mbështet protestën, hetimet që po bën SPAK po mbështeten nga protesta. Po shohim se një numër i madh personash të botës së krimit dhe biznesit tani janë në hetim dhe të arrestuar.”

Zogaj u ndal gjerësisht te çështja e pronave në zonën bregdetare të Zvërnecit, duke hedhur akuza të forta ndaj ekzekutivit për mungesë kontrolli ose bashkëpunim në dhënien e lejeve për projektin 4 miliardë dollarësh. Ai u shpreh se kjo zonë përfaqëson problematikën e madhe të tranzicionit shqiptar lidhur me tjetërsimin e pronave:

“Zvërneci është tokë e minuar me paligjshmëri. Si ka mundësi që nuk e dinte qeveria këtë? Ajo ka në dorë instrumeta për të ndjekur pastrimin e parave. Qeveria dha një leje të një toke të minuar me paligjshmëri dhe të grabitur. Nga ferra e vogël e Zvërnecit ka dalë lepuri i madh i tranzicionit shqiptar ku kemi nëpërkëmbje të pronarëve të ligjshëm, grabitje të pronave të të tjerëve që më pas janë vulosur paligjshmërisht në hipoteka nga qeveritë Berisha dhe Rama.”

Në mbyllje të argumentit të tij, analisti vlerësoi se pavarësisht reagimeve apo përpjekjeve të kryeministrit për të “dribluar” situatën, reagimi qytetar ka arritur të bllokojë këtë proces dhe të sjellë një pikë kthese në vend.

“Protesta ja zuri në grykë këtë paligjshmëri. Protesta e ka përmbushur qëllimin e vet. Asgjë nuk do të jetë më si më parë”, përfundoi Zogaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.