☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.41 ▲2.33%
ARI 4,080 ▼1.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,796 ▼ -2.1% ETH $2,403 ▼ -2.69% XRP $1.3253 ▼ -2.43% SOL $104.3700 ▼ -2.49%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.41 ▲2.33 % ARI 4,080 ▼1.68 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.41 ▲2.33 % ARI 4,080 ▼1.68 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

“Zvërneci është investimi më i madh që ka parë ndonjëherë Shqipëria”, Balla: Vota përcakton qeverisjen

Drejtuesi Politik i Qarkut Tiranë për Partinë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me të rinj në Vorë, ku në qendër të diskutimit ishin procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, roli i zgjedhjeve në demokraci dhe ndikimi i investimeve të huaja në zhvillimin e vendit.

Gjatë bashkëbisedimit, Balla u ndal te rëndësia e pjesëmarrjes qytetare në zgjedhje, duke theksuar se vota mbetet instrumenti kryesor për të përcaktuar drejtimin e qeverisjes dhe për të garantuar përfaqësimin demokratik.

Duke komentuar debatin mbi investimin strategjik në Zvërnec, Balla tha se mbështetja për këtë projekt është e gjerë, si nga qytetarët brenda vendit ashtu edhe nga diaspora shqiptare.

“Në demokraci, mënyra se si dëgjohen njerëzit janë zgjedhjet. Mund të dalin në protestë 1 mijë, 5 mijë apo 10 mijë veta, por ka miliona të tjerë që përfaqësohen përmes votës. Mandati që marrim është një kontratë me qytetarët dhe në fund të tij rikthehemi sërish për të kërkuar besimin.”

Balla ka theksuar gjithashtu se në këtë debat ka pasur shumë dezinformim dhe apeloi për më shumë përgjegjësi publike në trajtimin e çështjeve me rëndësi kombëtare.

“Në këtë situatë dezinformimi unë mendoj që të gjithë duhet të kontribuojnë nga pak që e para njerëzit të kenë dëshirë për të dëgjuar, dhe e dyta të kenë edhe dëshirë për të kuptuar. Sepse Zvërneci është investimi më i madh që ka parë ndonjëherë Shqipëria jonë, nuk e ka pasur ndonjëherë Shqipëria një mundësi të tillë.”, shprehet Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.