Home / Sporti / A e keni ditur se Ibra ka gjak shqiptari

A e keni ditur se Ibra ka gjak shqiptari

Besoni ose jo, Zlatan Ibrahimoviç, e ka nënën me rrënjë shqiptare. Zlatan Ibrahimoviç tash e disa vite është njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë, por asnjëherë nuk është raportuar se nëna e anëtarit të Manchester Unitedit ka rrënjë shqiptare.

Sipas një biografie të publikuar nga faqja zyrtare e “Paris Saint-Germain”, thuhet se reprezantuesi i Suedisë ka nënën gjysmë kroate dhe gjysmë shqiptare.

“Zlatan është lindur nga një baba boshnjak dhe një nënë kroate/shqiptare”, shkruan në biografinë e Ibras, e cila është shkruar nga PSG, përcjell Express.

Ibra është lindur në vitin 1981 në Malmo të Suedisë. Ai është i biri i Shefik Ibrahimoviçit, i cili është me prejardhje nga Bosnja dhe Hercegovina, dhe i nënës kroate/shqiptare, Jurka Gravic, e cila është lindur në rrethinën e Zaras (Zadar), përcjell Express.

Babai dhe nëna e Zlatanit kishin emigruar në Suedi, ku edhe ishin njoftuar para se të martoheshin.

Kurse, Ibra hapat e parë të karrierës i kishte marrë te skuadra e FC Rosengård dhe FBK Balkan. Më pas, ai iu bashkua ekipit të madh suedez, Malmo, ku qëndroi deri në vitin 2001.

Zlatan, më pas u transferua tek Ajax, ku qëndroi deri në vitin 2004. Te skuadra holandeze Ibra kishte bërë emër, nga ku u transferua te Juventusi.  Më pas ai veshi edhe fanellën e Interit, Barcelonës, Milanit, PSG-së, derisa gjatë kësaj vere u transferua te Manchester United. Ibra, i cili nga 1998 e ka përfaqësuar Suedinë, në vendin skandinave konsiderohet si një ‘Perëndi’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.