☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 April 2026
S&P 500 7,108 ▼0.41%
DOW 49,310 ▼0.36%
NASDAQ 24,439 ▼0.89%
NAFTA 96.78 ▲0.97%
ARI 4,712 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $78,205 ▼ -0.15% ETH $2,328 ▼ -1.96% XRP $1.4379 ▲ +0.62% SOL $86.0500 ▼ -0.94%
S&P 500 7,108 ▼0.41 % DOW 49,310 ▼0.36 % NASDAQ 24,439 ▼0.89 % NAFTA 96.78 ▲0.97 % ARI 4,712 ▼0.25 % S&P 500 7,108 ▼0.41 % DOW 49,310 ▼0.36 % NASDAQ 24,439 ▼0.89 % NAFTA 96.78 ▲0.97 % ARI 4,712 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
24 Apr 2026
Breaking
Sporti

Panucci e nis me disiplinë të hekurt, lë jashtë Cikalleshin

Christian Panucci e fillon grumbullimin e parë të tij si trajneri i përfaqësueses duke i rikujtuar edhe një herë të gjithë lojtarëve se disiplina mund të sakrifikojë edhe cilësinë.
Kështu ka ndodhur që në premierën e tij ka lënë jashtë Sokol Cikalleshin, i cili kishte kërkuar leje për të mos respektuar datën dhe orën e grumbullimit për  firmosjen e kontratës së re me klubin.
“Nga 24 lojtarë në listë, mbetën 23. Më telefonoi Cikalleshi duke më thënë se nuk mund të vinte sot pasi do të firmoste kontratën me skuadrën e re. Unë i komunikova se nuk ia jepja lejen për të mos qenë me Kombëtaren. Kontratat mund të firmosen edhe me e-mail, ndërkohë që një formë tjetër është edhe nëpërmjet menaxherit. Këto janë rregullat e mia dhe si të tilla duhet të respekohen”, deklaroi Panucci.
Lënia jashtë skuadre e Cikalleshit bën që alternativat në skuadër të reduktohen ndjeshëm dhe Panucci këmbënguli në qëndrimin e tij: “Ekipi kombëtar është i rëndësishëm dhe duhet të kemi dëshirë e vullnet. Luaj edhe me ju, mjafton të respektohen rregullat. Sa i përket Xhakës, ai  gaboi, por më telefonoi ai dhe avokati i tij më pas duke më kërkuar falje. Çështja është e mbyllur, e pranova ndjesën e tij”.
Ndërkohë, për dy ndeshjet e radhës, më 2 shtator ndaj Lihteshtejnit dhe më 5 shtator në Maqedoni, trajneri Panucci theksoi se kësaj skuadre i duhet rikthyer krenaria.
“Do të punojmë në mënyrë që të fitojmë me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë. Nuk jam i shqetësuar për 4 ndeshjet e fundit ku ne duhet të japim maksimumin. Presidenti më kërkoi që të rigjej shpirtin e grupit që e humbëm së fundmi”, u shpreh trajneri italian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.