🌫️
Tiranë 14°C · Mjegull 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $65,946 ▼ -4.27% ETH $1,841 ▼ -5.06% XRP $0.9588 ▼ -6.11% SOL $72.8100 ▼ -9.06%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Kronika

Armët drejt Britanisë, “burg pa afat” për Çullhajn

Megjithëse e konsideroi arrestimin e Saimir Çullhajt të paligjshëm, pasi nuk ekzistojnë kushtet e flagrancës, Gjykata e Krimeve të Rënda e la atë në arrest me burg për dyshimet se mund të jetë njëri nga trafikantët e armëve që dërgoheshin me postë nga Shqipëria në Britani.
Por 32-vjeçari Çullhaj i tha gjyqtarit Bib Ndreca se është përfshirë rastësisht në këtë çështje, pasi një i njohuri i tij i kishte kërkuar që të dorëzonte tre pako në një kompani postare ndërkombëtare meqenëse kishte automjet.
Gjatë hetimeve, Krimet e Rënda kanë identifikuar si bashkëpunëtor të 32-vjeçarit një ish-të dënuar për çështje droge, shtetasin Neritan Faria, i cili është shpallur në kërkim.
Burimet tregojnë për Top Channel se adresa e tre pakove që në total peshonin 13 kilogramë ishin tre shtetas britanikë, dy prej të cilëve jetojnë në Bedford dhe tjetri në Uotford.
Këto janë adresat, tha një pjesëtar i grupit të hetimit, sipas të cilit një nga pritësit është identifikuar si Laurent Cloe. Por megjithë identitetet e ndryshme dhe destinacionet e ndryshme, të tre shtetasit nga verifikimet e deritanishme rezulton të kenë numër të njëjtë kontakti, çka shton dyshimet se emrat e tyre janë falso.
Identifikimi i Çullhajt u krye pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe targave të mjetit nga dilte personi që dorëzonte pakot. Si dërgues janë shënuar emrat e shtetasve Vangjel Tota, 72 vjeç dhe Pajtim Rexhepi, që besohet se janë po ashtu fiktivë.
Ndërsa pjesët e armëve, sipas burimeve nga laboratori i kriminalistikës, janë: gjilpërë kallashnikovi, qytë arme dhe mbulesë gazrash.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.