1.8 vjet burg ish-ministrit Ksera, fajtor për “shpërdorim detyre”
Gjykata e Tiranës ka dënuar këtë të enjte me 1.8 vjet burg ish-ministrin e Punës, Spiro Ksera. Ish-ministri në qeverisjen e PD është shpallur në seancë fajtor për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Ndërkohë, për bashkëpunëtorët e tij Artevis Mene dhe Elisabeta Dodbiba janë dhënë 10 muaj burg, ndërkohë që shtetases Alda Kozaj i njëjti dënim i është konvertuar në shërbim prove.
Gjykata e Tiranës ka vendosur gjithashtu t’u heqë ish-zyrtarëve të drejtën për të mbajtur poste të tilla për të paktën 5 vjet.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.