Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 94.61 ▲0.91%
ARI 4,514 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,542 ▼ -6.25% ETH $1,853 ▼ -7.37% XRP $1.2189 ▼ -5.24% SOL $74.3700 ▼ -8.04%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.61 ▲0.91 % ARI 4,514 ▼0.13 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.61 ▲0.91 % ARI 4,514 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

1 Maji, paralajmërohet mot i paqëndrueshëm në Maqedoni

Festa e 1 majit këtë vit do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm dhe temperatura më të ulëta se zakonisht, duke prishur planet tradicionale për piknik dhe qëndrime në natyrë të shumë qytetarëve. Nga Enti Hidrometeorologjik paralajmërojnë se deri në fund të ditës së sotme pritet të mbajë mot më i freskët me reshje lokale shiu, ndërsa në zonat malore reshjet mund të kalojnë herë pas here edhe në borë.

Sinoptikët thanë se do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior, duke e bërë motin edhe më të ftohtë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të mbetet i vranët dhe me reshje ndërsa temperaturat në disa zona mund të zbresin deri në 2 gradë apo edhe nën zero.

“Nesër dhe gjatë ditëve të fundjavës moti gjatë ditës do të jetë pjesërisht i vranët, dukshëm më i freskët, me reshje të herëpashershme lokale shiu. Nesër në pjesët jugore të vendit, ndërsa të shtunën dhe të dielën edhe në pjesët perëndimore dhe lindore, do të vazhdojë të fryjë erë e përforcuar veriore. Temperaturat ditore do të jenë nën mesataren për muajin maj, duke lëvizur nesër nga 9 deri në 16 gradë, ndërsa gjatë fundjavës nga 12 deri në 21 gradë”, Juliana Fidanoska Mishkoska, sinoptike.

Siç bën të ditur nga Enti Hidrometeorologjik, nga e hëna pritet stabilizim i motit. Temperaturat e mëngjesit do të mbeten ende të ulëta, por jo negative, ndërsa temperaturat ditore do të shënojnë rritje të ndjeshme, duke arritur nga 18 deri në 26 gradë dhe më pas do të vazhdojnë me tendencë rritjeje./Alsat

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.