🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,242 ▲ +0.66% ETH $1,736 ▲ +0.58% XRP $1.1466 ▲ +0.41% SOL $74.2500 ▲ +3.47%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Kronika

1 në 3 emigrantë që kalojnë La Manshin është shqiptar, të dytët janë afganët

Një në tre emigrantë që kalojnë ilegalisht La Manshin është shqiptar; numri i azilkërkuesve që përfitojnë mbështetje të financuar nga paratë e taksapaguesve britanikë, mbërriti 100.000 për herë të parë, shkruajnë mediat angleze.

Këtë dëshmojnë të dhënat e “Home Office”, sipas të cilave ky është numri i të ardhurve që po merrnin ndihmë nga qeveria në fund të shtatorit, nga më pak se 69.000, që ishte kjo shifër një vit më parë. Shumica përfitojnë akomodim falas dhe një pagesë jetese prej 40,85 £ në javë për çdo person në familjen e tyre, përveç rastit kur  marrin ushqime të ofruara nga tatimpaguesi, thuhet në njërin prej artikujve.

Shqiptarët përbënin 35%, ose pak më shumë se një të tretën e njerëzve që kanë kaluar kanalin e La Manshit me varka të vogla e gomone në nëntë muajt e parë të vitit, tregojnë shifrat e reja të autoriteteve britanike. Ata përbëjnë gjithashtu gjysmën e të personave të pikasur në këtë rrugë në periudhën korrik-shtator, një rritje e mprehtë krahasuar me vitet e mëparshme, ku 3% e të ardhurve në vitin 2021 janë me kombësi shqiptare dhe vetëm 1% në 2020.

Informacionet e “Home Office” tregojnë se ka pasur mbi 33.000 mbërritje me varka të vogla në Mbretërinë e Bashkuar nga janari deri në shtator të këtij viti. Përgjatë kësaj periudhe, llogaritet që në këtë vend të kenë hyrë më shumë se 11 mijë e 200 shqiptarë. Afganët janë të dytët në listë për nga numri i  hyrjeve në Britani me gomone, me 15% të rasteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.