🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 01 June 2026
S&P 500 7,581 ▲0.02%
DOW 50,910 ▼0.24%
NASDAQ 26,998 ▲0.1%
NAFTA 93.74 ▲7.3%
ARI 4,488 ▼2.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
₿ CRYPTO
BTC $71,599 ▼ -2.73% ETH $1,969 ▼ -2.09% XRP $1.2866 ▼ -3.4% SOL $79.6900 ▼ -2.86%
S&P 500 7,581 ▲0.02 % DOW 50,910 ▼0.24 % NASDAQ 26,998 ▲0.1 % NAFTA 93.74 ▲7.3 % ARI 4,488 ▼2.29 % S&P 500 7,581 ▲0.02 % DOW 50,910 ▼0.24 % NASDAQ 26,998 ▲0.1 % NAFTA 93.74 ▲7.3 % ARI 4,488 ▼2.29 %
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
01 Jun 2026
Breaking
Sporti

10 ditë nga starti i Botërorit! Favoritët, surprizat dhe zhgënjimet e një eventi planetar

Pak më shumë se një javë nga nisja e Kupës së Botës. Çfarë mund të presim nga kampionati i parë me 48 skuadra…

Numërimi mbrapsht ka nisur. Të enjten e 11 qershorit, në orën 21:00, Afrika e Jugut dhe Meksika do të hapin Botërorin 2026. Një event gjigant këtë herë, që FIFA e ka çuar në 48 skuadra dhe 104 ndeshje. Pas fazës së grupeve eliminohen vetëm 16 kombëtare, një fazë thuajse e kotë.

Një lloj sfide për ata që janë të fiksuar dhe duan të shohin të gjitha ndeshjet. Iran-Zelandë e Re, në orën 3 të natës (ora jonë) është testi për të kuptuar kush nuk rri dot pa futboll.

Botërori, edhe pse në formatin ‘business’, mbetet gjithsesi ajka e topit. Le të shohim cilat skuadra mund të pretendojnë titullin, surprizat dhe zhgënjimet.

Favoritët

Këtu nuk mungon Franca, kampione në 2018-ën dhe nënkampione në 2022-shin. Deschamps është afër lamtumirës pas 14 vitesh, por kjo nuk e pengon aspak të synojë trofeun. Kë një skuadër të tillë, që ata që ka lënë në shtëpi, mund të bënin një formacion të aftë për të fituar titullin.

Maignan në portë, Koundé, Saliba, Upamecano e Theo Hernandez në mbrojtje, Rabiot, Tchouameni, Zaire-Emery (ose një mes Kante e Kone si alternativa) në mesfushë dhe tredhëmbëshi Olise-Mbappe-Dembele përpara (me Thuram, Doué, Mateta, Cherki e Barcola gati në çdo moment). Duhet gjë tjetër?

Nuk mund të nënvlerësohet kurrë Spanja kampione Europe. De la Fuente bëri një demonstrim impresionues force në Euro 2024. Në portë Unai Simon, Raya i Arsenal një alternativë e mirë. Në mbrojtje lojtarë niveli, si Marcos Llorente, Cucurella, Eric Garcia, Laporte e Cubarsì.

Mesfusha është një nga më të mirat në botë, me Rodri, Pedri, Gavi, Fabian Ruiz, Zubimendi e Merino. Krahët janë skena e teknikës dhe shpejtësisë, me Lamine Yamal e Nico Williams. Për qendrën e sulmit janë gati Oyarzabal, Ferran Torres ose Dani Olmo.

Përtej polemikave për lënien jashtë të Palmer, Foden e Wharton, Anglia e Tuchel ka një grup për ta pasur frikë. Pickford në portë është garanci, ashtu si mesfusha me Jude Bellingham, Eze, Mainoo, Rice, Rogers e Anderson. Përpara është Harry Kane, i mbështetur nga Saka e Rashford, dhe me Madueke e Gordon alternativa.

Argjentina kampione në fuqi mbetet gjithmonë e fortë, edhe pse Messi po shkon te të 40-t. Boshti është po ai i Katarit, sërish me Scaloni në stol. Nico Paz ka shpërthyer dhe mbetet të shihet, nëse do të luajë pas dyshes Lautaro-Julian Alvarez, apo në vend të njërit prej tyre. Minutat për Messi-n me siguri do të jenë të limituara.

Ancelotti po përpiqet t’i japë identitet një Brazili, që pavarësisht dyshimeve, nuk mund të përjashtohet nga favoritët. Pikat kyçe janë Alisson në portë, Gabriel e Marquinhos në mbrojtje, Vinicius, Raphinha, Endrick, Martinelli, Matheus Cunha dhe “the last dance” Neymar në sulm.

Surprizat

Duke përjashtuar Marokun, që nuk do të surprizonte më, me atë që bëri Botërorin e fundit, kujdes Portugalinë. Roberto Marinez ka një mesfushë me kualitet kampionësh Europe, si Vitinha e Joao Neves, si dhe të pavdekshmit Bruno Fernandes e Bernardo Silva. Përpara në krahë ka lojtarë si Conceiçao, Trinçao, Pedro Neto e Gonçalo Guedes. Në qendër luan Gonçalo Ramos, tjetër kampion Europe me PSG-në, edhe pse për t’i hequr fanellën e titullarit një tjetër 40-vjeçari si Cristiano Ronaldo, nuk mjafton as dekreti presidencial.

Një grup të mirë ka edhe Holanda, me emra si Dumfries, Timber, Van Dijk, Van de Ven, Ake, Gravenberch, De Roon, Reijnders, De Jong, Gakpo, Lang, Depay, Malen, Brobbey e Weghorst.

Një kombëtare që duket si skuadër e një klubi është Norvegjia e Solbakken. E fortë në mbrojtje, mesfushë me kualitet, ku luajnë emra si Berg, Berge, Thorsby, Aursnes, Bobb, Hauge, Nusa, Schjelderup e Odegaard, që i bashkohen sulmit Haaland-Sorloth. Norvegjia mund të jetë një nga surprizat e mëdha të Botërorit, ndërkohë që përshtypje të mira kanë lënë edhe Uruguaji i Bielsa, Kolumbia, apo Turqia e Japonia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.