☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.44 ▼0.11%
ARI 4,504 ▼3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,384 ▼ -3.55% ETH $2,425 ▼ -3.3% XRP $1.3731 ▼ -5.45% SOL $103.5100 ▼ -5.06%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
29 Aug 2026
Breaking
Kronika

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

Një ngarkesë prej më shumë se gjysmë toni kokainë është zhdukur gjatë transportimit nga Portugalia drejt një vendi tjetër europian, duke shkaktuar një zinxhir kërcënimesh, rrëmbimesh dhe hakmarrjesh mes personave të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Në qendër të ngjarjes është një 47-vjeçar, i cili u mbajt i rrëmbyer për më shumë se një javë, u dhunua vazhdimisht dhe, sipas Policisë spanjolle, po transportohej drejt një zone të izoluar në provincën e Barcelonës, ku dyshohet se do të ekzekutohej.

Sipas hetimeve, pas ngarkesës së kokainës qëndronte një klan narkotrafikantësh me origjinë shqiptare, i cili kërkonte të gjente me çdo kusht mallin e humbur.

Gjithçka nisi më 1 gusht, kur disa shoferë kamionësh me origjinë rumune morën në telefonat e tyre një video që mund të shihej vetëm një herë. Në pamje, një burrë i drejtonte një pistoletë në kokë një personi tjetër, i cili kishte shenja të dukshme dhune në fytyrë.

“Ku është ajo që është e jona? Ku është droga?”, dëgjohej në video, ndërsa mesazhi ishte i qartë: nëse nuk gjendej kokaina, pengu do të vritej.

Videoja përfundoi në duart e Policisë rumune, e cila zbuloi se ishte dërguar nga një numër telefoni spanjoll në emër të një shtetasi rumun që jetonte në Spanjë.

Sipas kryeinspektorit Alberto Olivares, nga njësia UDEV e Policisë Kombëtare spanjolle, ky person ishte kontraktuar nga një klan shqiptar për të organizuar transportimin me kamionë të rreth gjysmë toni kokainë që kishte mbërritur në Portugali.

Ai kishte angazhuar më pas viktimën për transportin, ndërsa kjo e fundit ia kishte kaluar detyrën një personi të tretë.

Pikërisht ky i fundit mori drogën, por nuk e dorëzoi kurrë në destinacion.

Ai pretendoi se ishte sulmuar nga një grup rival trafikantësh, të cilët i kishin grabitur ngarkesën, dhe më pas u zhduk pa lënë gjurmë.

Humbja e kokainës ngriti dyshime dhe përplasje brenda rrjetit. Pronarët e drogës kërkuan shpjegime, ndërsa transportuesi i parë u rrëmbye me qëllim që të tregonte se ku ndodhej personi i zhdukur dhe, mbi të gjitha, ku kishte përfunduar kokaina.

Më 7 gusht, autoritetet rumune kërkuan ndërhyrjen e Policisë spanjolle.

Hetuesit zbuluan se rrjeti përdorte një magazinë industriale në Sabadell të Barcelonës, ku ndalonin kamionët që përdoreshin për transportimin e drogës.

Pas kontrolleve dhe vëzhgimeve, viktima nuk u gjet menjëherë.

Por më 10 gusht, vetëm 72 orë pas nisjes së operacionit, policia lokalizoi një automjet në Barcelonë ku ndodhej pengu së bashku me një nga rrëmbyesit. Makina po drejtohej drejt një zone malore dhe të izoluar.

Ndërhyrja u krye në një rrugë pranë Caldes de Montbui.

I dyshuari tentoi fillimisht të përplaste me makinë agjentët dhe më pas tentoi të përdorte një pistoletë Tokarev që mbante me vete.

47-vjeçari u lirua, ndërsa rrëmbyesi u arrestua.

Sipas dëshmisë së viktimës, rrëmbyesi i kishte thënë se do ta lironte. Ndërkohë, vetë i arrestuari pretendoi se kishte vepruar nga frika e hakmarrjes së klanit shqiptar që zotëronte kokainën.

Pas daljes para gjykatës për rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje, i dyshuari është lënë në liri të përkohshme.

Ndërkohë, gjysmë toni kokainë që shkaktoi të gjithë konfliktin vazhdon të jetë i zhdukur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.