☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.61%
DOW 51,052 ▲0.25%
NASDAQ 27,150 ▲1.04%
NAFTA 90.50 ▼2.55%
ARI 4,173 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $85,536 ▲ +1.92% ETH $2,702 ▲ +0.8% XRP $1.5112 ▲ +1.95% SOL $120.0900 ▲ +2.54%
S&P 500 7,713 ▲0.61 % DOW 51,052 ▲0.25 % NASDAQ 27,150 ▲1.04 % NAFTA 90.50 ▼2.55 % ARI 4,173 ▼0.69 % S&P 500 7,713 ▲0.61 % DOW 51,052 ▲0.25 % NASDAQ 27,150 ▲1.04 % NAFTA 90.50 ▼2.55 % ARI 4,173 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Kosova

KPK shkarkon Blerim Isufajn nga pozita e kryeprokurorit të PSRK-së

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shkarkuar të enjten, Blerim Isufajn, nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Vendimi është marrë në mbledhjen urgjente të KPK-së, e cila është mbajtur të enjten, më 2 tetor.

Mbledhja ishte thirrur me urgjencë dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura për publikun. Në fokus të saj ka qenë performanca e kryeprokurorit të PSRK-së, Blerim Isufaj.

Mbledhja e sotme erdhi një ditë pas takimit të rregullt të KPK-së, të mbajtur më 1 tetor, ku, sipas burimeve, ishte diskutuar edhe çështja e performancës së Isufajt.

Lidhur me këtë zhvillim kishte reaguar Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili kishte shprehur shqetësim për thirrjen e mbledhjes urgjente dhe kishte kërkuar që të mos ndërmerreshin veprime që mund të cenonin funksionalitetin e Prokurorisë Speciale.

“IKD thekson qartë se llogaridhënia nuk duhet dhe nuk mund të përdoret si arsyetim për vendimmarrje me procedura të shpejta dhe të paqarta ndaj një kryeprokurori”, thuhej në reagimin e këtij instituti.

IKD kishte vlerësuar se çështja duhej të trajtohej me kujdes, duke marrë parasysh mandatin e PSRK-së në trajtimin e rasteve që ndërlidhen me krimin e organizuar dhe krimin transnacional, si dhe bashkëpunimin me shtetet tjera.

Instituti kishte kërkuar që çdo proces që mund të prekte pozitën apo mandatin e Kryeprokurorit të PSRK-së të zhvillohej në pajtim me Kushtetutën, ligjin e aplikueshëm dhe praktikën gjyqësore.

Sipas IKD-së, vlerësimi i performancës së kryeprokurorit duhej të ishte “profesional, i drejtë, i paanshëm, objektiv dhe i bazuar në indikatorë të matshëm”, duke respektuar njëkohësisht pavarësinë e prokurorëve në trajtimin e rasteve individuale./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.