Spanja/ Largohet Ferran Torres, Carlos Espin grumbullohet me ekipin e parë
Një largim dhe një thirrje nga ekipi U-21 për kombëtaren spanjolle. Për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kundër Republikës Çeke dhe Kroacisë, Luis de la Fuente nuk do të ketë në dispozicion Ferran Torresin, për shkak të një dëmtimi të lehtë në kyçin e këmbës së majtë.
Për të zëvendësuar heroin e Kupës së Botës, trajneri spanjoll ka afruar Carlos Espin nga ekipet zinxhir – një sulmues i Real Madridit që sapo ka shënuar katër gola kundër San Marinos në kualifikueset e Kampionatit Evropian për atë grupmoshë.
Spanja kryeson grupin C pas dy ndeshjesh me pikë të plota pas fitoreve përballë Anglisë dhe Kroacisë.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.