☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.61%
DOW 51,052 ▲0.25%
NASDAQ 27,150 ▲1.04%
NAFTA 90.50 ▼2.55%
ARI 4,173 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $85,536 ▲ +1.92% ETH $2,702 ▲ +0.8% XRP $1.5112 ▲ +1.95% SOL $120.0900 ▲ +2.54%
S&P 500 7,713 ▲0.61 % DOW 51,052 ▲0.25 % NASDAQ 27,150 ▲1.04 % NAFTA 90.50 ▼2.55 % ARI 4,173 ▼0.69 % S&P 500 7,713 ▲0.61 % DOW 51,052 ▲0.25 % NASDAQ 27,150 ▲1.04 % NAFTA 90.50 ▼2.55 % ARI 4,173 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Kosova

Ramadani paralajmëron kallëzim penal ndaj U.D. Presidentes për propozimin e Auditores së Përgjithshme

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kundërshtuar propozimin për (ri)emërimin e Vlora Spancës në pozitën e Auditores së Përgjithshme të Kosovës, duke pretenduar se procedura është në kundërshtim me Ligjin për Auditorin e Përgjithshëm.

Ramadani ka thënë se Ligji nr. 05/L-055 nuk parasheh vazhdim automatik të mandatit dhe se për emërimin e Auditorit të Përgjithshëm kërkohet një proces i hapur, i paanshëm dhe transparent i përzgjedhjes dhe intervistimit. Ligji përcakton gjithashtu se Auditorin e Përgjithshëm e emëron Kuvendi, me propozim të Presidentit.

“Ligji nuk lejon vazhdim automatik të mandatit. Çdo emërim kërkon që propozimi të bëhet pas një procesi të hapur, të paanshëm dhe transparent të përzgjedhjes dhe intervistimit”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka ngritur gjithashtu pretendime lidhur me përmbushjen e kritereve ligjore nga kandidatja, duke iu referuar, siç ka thënë, informatave të sinjalizuesve të mbrojtur me ligj për një hetim penal të mundshëm ndaj saj.

Ramadani ka bërë të ditur se për verifikimin e këtyre pretendimeve u është drejtuar zyrtarisht Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ligji për Auditorin e Përgjithshëm përcakton ndër kriteret për këtë pozitë që kandidati të mos jetë subjekt i një hetimi për kryerjen e veprës penale, të mos jetë nën procedurë penale dhe të mos jetë dënuar nga një gjykatë kompetente për vepër penale.

Deputeti i Aleancës ka ngritur edhe çështjen e kompetencave të ushtrueses së detyrës së Presidentes lidhur me propozimin.

“Propozimit i paraprin procesi, ndërsa vendimmarrja i takon Kuvendit”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij, konkursi i fundit për pozitën e Auditorit të Përgjithshëm është shpallur më 14 prill 2021.

Ramadani i ka bërë thirrje Kuvendit që ta refuzojë propozimin dhe të kërkojë zhvillimin e një procedure të hapur në përputhje me kërkesat ligjore.

Në fund, ai ka paralajmëruar edhe kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së Presidentes.

“Do të paraqes kallëzim penal ndaj U.D. Presidentes për shkelje ligjore, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Ramadani. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.