Rajoni
Stoltenberg nga Shkupi niset për në Athinë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pas takimeve në Shkup niset në Athinë ku sonte do të ketë takim pune me kryeministrin grek Aleksis Cipras.
Vizitën në Greqi Stoltenbergu e paralajmëroi në pres qendrën në NATO, por edhe nga kabineti i kryeministrit grek.
Sipas njoftimit nga NATO-ja, sekretari i përgjithshëm sot dhe nesër do të jetë në Greqi, ndërsa do të takohet edhe me Cipras.
Nga kabineti i kryeministrit grek njoftojnë se Aleksis Cipras nesër do të takohet me ministrin francez të Punëve të Jashtme i cili është për vizitë pune në Athinë, ndërsa në orën 19 sipas orës lokale do të ketë darkë pune me Stoltenbergun.