🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,638 ▲1.14%
DOW 51,778 ▲0.61%
NASDAQ 26,418 ▲1.69%
NAFTA 95.53 ▼1.75%
ARI 4,428 ▲0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $78,336 ▲ +2.23% ETH $2,509 ▲ +2.58% XRP $1.3379 ▲ +2.53% SOL $106.1700 ▲ +5.69%
S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 95.53 ▼1.75 % ARI 4,428 ▲0.64 % S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 95.53 ▼1.75 % ARI 4,428 ▲0.64 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Kronika

12 mijë refugjatë drejt Shqipërisë? Alarmi jepet nga Greqia

Krizës politike që ka kapluar vendin, duket se rrezikon t’i shtohet edhe një krizë refugjatësh. Sërish dëgjohen zëra për ardhje të një numri të madh refugjatësh sirianë nga Turqia drejt Shqipërisë.

Ka qenë vetë drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër Idajet Hoxha, i cili në një takim në prefekturë pohoi se fluksi i refugjatëve ka shënuar rritje përgjatë muajve të fundit. Sipas tij, vetëm në dy ditë kanë hyrë nga Kakavija 65 refugjatë të cilët janë dërguar drejt qendrës së pritjes në Tiranë.

Kryekufitari i Gjirokastrës pohoi se pritet një fluks në rritje refugjatësh drejt kufirit shqiptar. Ai tha se sikur vetëm 10% e sasisë së raportuar nga burime të pakonfirmuara të hynte në territorin tonë, do ta fuste Shqipërinë në emergjencë kombëtare pasi ne nuk kemi kapacitetet e nevojshme pritëse për një fluks kaq të madh refugjatësh.

Burimet i thanë News24 se situata ka shqetësuar edhe shtetin grek pasi karvani që besohet se kap shifrën e mbi 12 mijë njerëzve e që do niset nga Turqia, do të kalojë në Greqi dhe Shqipëri. Një pjesë e këtyre njerëzve mund të mbeten në këto vende, ndërsa të tjerë do të vijojnë udhëtimin drejt perëndimit të Evropës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.