Kronika
14 të shoqëruar për eksplozivin në makinën e nëndrejtorit të ALUIZNI-t
Policia e Durrësit ka shoqëruar 14 persona për shpërthimin e një automjeti mbrëmë në rrugën “Taulantia” në Durrës.
Automjeti është në pronësi të Gerti Aleksit, nëndrejtor i ALUIZNI-t në qytetin bregdetar.
Sipas policisë, bëhet fjalë për një sasi të vogël tritoli të vendosur në pjesën e përparme të automjetit.
Policia dyshon se ngjarja lidhet me ndonjë konflikt që lidhet me punën e nëndrejtorit të ALUIZNI-t.
Shpërthimi ka qenë i fortë duke shkaktuar panik tek banorët përreth.