☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.95 ▼1.33%
ARI 4,140 ▲1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,523 ▲ +3.72% ETH $2,427 ▲ +6.2% XRP $1.3110 ▲ +3% SOL $96.1400 ▲ +3.85%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.95 ▼1.33 % ARI 4,140 ▲1.63 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.95 ▼1.33 % ARI 4,140 ▲1.63 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

14-vjeçarja që mëson prej 7 vitesh punimin e qilimave, traditë e trashëguar nga familja që në fëmijëri

Është vetëm 14 vjeçe, por prej shtatë vitesh e gjen në këtë punishte. Kamela Musai ka nisur të mësojë punimin e qilimave që në moshën 7-vjeçare, duke ndjekur nga afër punën e hallës së saj.

Sot, sa herë ka kohë të lirë, rikthehet në punishte për të punuar dhe për të mësuar më shumë nga ky zanat.

“Unë kam 7 vite që punoj dhe e kam mësuar nga halla ime që e vogël. Gjatë pushimeve të verës, unë vij këtu dhe punoj, se më pëlqen të punoj. Shihja hallën duke punuar edhe mendoja: pse mos ta bëj dhe unë këtë zanat, ta mësoj duke u rritur? Edhe tani vij këtu gjatë pushimeve, ku kam kohë të lirë, vij e punoj te halla, ndihmoj hallën”, është shprehur Kamela.

Ajo nuk e sheh vetëm si një mënyrë për të kaluar kohën e lirë. Kamela thotë se dëshiron ta ketë këtë zanat edhe në të ardhmen, ndërsa në punishte ka sjellë edhe shoqet e saj të klasës.

“Edhe rinia mund ta ketë qejf. Sidomos unë kam ardhur dhe shoqet e mia i kam prurë këtu. Shoqet e klasës i kam prezantuar me hallën time, e kanë pëlqyer shumë si punë dhe duan të punojnë prapë”, ka vijuar më tej ajo.

Për Kamelën, zanatet tradicionale nuk duhet të mbeten vetëm një trashëgimi e brezave të vjetër. Ajo mendon se të rinjtë duhet të kenë mundësi t’i mësojnë që në shkollë, përmes programeve që nxisin punën praktike dhe artizanatin.

“Do doja shumë që puna e dorës të ishte një orë lëndë mësimi në shkolla, ku të mësohet bërja e qilimave, bërja me shtiza, qepja me pulla dhe shumë gjëra të tjera”, është shprehur ajo.

Në një kohë kur zanatet tradicionale dhe puna me dorë po bëhen gjithnjë e më të rralla, Kamela është një prej të rinjve që ka zgjedhur të mësojë një prej tyre. Një traditë që nisi në familje, tashmë ajo dëshiron ta çojë edhe te brezi i saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.