🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.39 ▲0.96%
ARI 3,928 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,471 ▼ -2.36% ETH $2,243 ▼ -1.99% XRP $1.2493 ▼ -0.37% SOL $91.5000 ▼ -3.34%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

160 kërkesa për dëmshpërblim nga moti i keq në Kumanovë

Qytetarët dhe subjektet juridike në Kumanovë kanë paraqitur gjithsej 160 kërkesa për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga moti i lig që pak kohë më parë përfshiu rajonin e Kumanovës.

Pjesa më e madhe e kërkesave kanë të bëjnë me dëmtime të çative dhe fasadave të objekteve, automjeteve, si dhe dëme të shkaktuara nga përmbytjet e ujërave atmosferike.

Pas shqyrtimit të kërkesave dhe vlerësimit të dëmeve në terren, Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve do të përgatisë një elaborat, i cili më pas do t’i dorëzohet komisionit përkatës në Qeveri.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, tha se përveç dëmeve materiale, stuhia ka shkaktuar probleme edhe në infrastrukturën rrugore dhe sinjalistikën e komunikacionit.

“Nëpër fshatra, në bashkëpunim me N.P. ‘Pyjet Nacionale’, po përpiqemi t’i zgjidhim problemet e kësaj natyre. Tre semaforë sinjalizues janë rrëzuar, ndërsa problemi më i madh ishte rrëzimi i kutisë kryesore të kontrollit, ku ndodhet automati i të gjithë semaforëve sinjalizues në Bulevardin ‘Treta MUB’. Këtë defekt kemi arritur ta evitojmë, ndërsa ka mbetur vetëm problemi te udhëkryqi pranë Tregut të Gjelbër”, deklaroi Dimitrievski.

Komuna duhet të sigurojë mjete për furnizimin dhe vendosjen e sinjalistikës së re. Ndërkohë, përveç qytetarëve dhe subjekteve private, dëme nga stuhia kanë pësuar edhe institucionet komunale.

Drejtori i Shtëpisë për të Moshuar në Kumanovë, Aleksandar Kërstevski, tha se institucioni ka pësuar dëme në disa pjesë të objektit.

“Kishim disa drunj të thyer dhe të shkulur, instalime të dëmtuara, dritare të thyera, probleme me çatinë e objektit dhe disa dëme të tjera, të cilat i sanuam përmes donacioneve”, njoftoi Kërstevski.

Më shumë se një muaj pas motit të lig, në Kumanovë dhe rrethinë ende po punohet për sanimin dhe eliminimin e pasojave të stuhisë.

Në terren po vazhdon largimi i drunjve të thyer dhe të shkulur, ndërsa po punohet edhe në sanimin e rrjetit elektrik shpërndarës. Në këto aktivitete janë të angazhuar punonjësit e ndërmarrjeve komunale, si dhe ekipet e N.P. “Pyjet Nacionale”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.