🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 102.11 ▼0.65%
ARI 4,059 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,176 ▲ +0.5% ETH $2,357 ▲ +0.42% XRP $1.3232 ▼ -0.38% SOL $102.1100 ▲ +0.83%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 102.11 ▼0.65 % ARI 4,059 ▲0.18 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 102.11 ▼0.65 % ARI 4,059 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

18 vjet- Forca Speciale, shumë shpejt në misionet në kuadër të NATO-s

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë festuar sot 18–vjetorin e krijimit të Batalionit të Forcave Speciale. Në ceremoninë e organizuar në mjediset e këtij batalioni në Zall-Herr, morën pjesë ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, deputetët të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ushtarakë të lartë e mjaft të ftuar.

Fillimisht të pranishmit u njohën me mjetet, armatimet dhe pajisjet që kjo njësi elitë e FA ka në përdorim, dhe më pas efektivët e këtij batalioni, të ndihmuar edhe nga helikopterët e Forcës Ajrore, kryen një sërë veprimesh luftarake duke treguar aftësitë dhe kapacitetet e tyre.

Në fjalën e saj të mbajtur me këtë rast, ministrja Kodheli përshëndeti efektivët e këtij batalioni dhe pjesëmarrësit në këtë aktivitet, duke e konsideruar krijimin e Batalionit të Forcave Speciale, si një çast të rëndësishmëm për Forcat tona të Armatosura. Më pas ministrja Kodheli përmendi angazhimet kryesore të këtij batalioni, që nga patrullimi i kufirit verilindor shqiptar gjatë Luftës së Kosovës, te angazhimi në misionet e NATO-s në Afganistan, te ai në Irak, dhe deri në misionin e Bashkimit Evropian në Çad.

Gjithashtu znj. Kodheli solli në vëmendje edhe angazhimet e Forcave Speciale brenda vendit. “Keni mbështetur strukturat e Policisë së Shtetit për vendosjen e rendit kushtetues në shumë zona e ngjarje të turbullta të fillim viteve 2000. Por keni vepruar me vendosmëri edhe në kuadër të emergjencave civile”,- tha ministrja Kodheli.

Në fjalën e saj ministrja Kodheli nuk la pa përmendur as dëshmorin e atdheut, kapiten Feti Vogli, i cili siç tha ajo “dha jetën për një botë më të sigurt e për një të ardhme më të mirë për të gjithë.”

Duke folur për sfidat e reja të sigurisë, rreziqet ndaj sigurisë euro-atlantike, ministrja Kodheli i konsideroi rreziqe në kufijtë e hapësirës sonë të përbashkët. “Në kuadër të Aleancës më të madhe ushtarake në botë, po përgatitemi çdo ditë për të ruajtur vlerat më të mira të njerëzimit: lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Edhe ju, ushtarakë të Batalionit të Forcave Speciale, shumë shpejt do të përfaqësoni me dinjitet Shqipërinë në misionet në kuadër të NATO-s.”- e mbylli fjalën e saj znj. Kodheli.

Batalioni i Forcave Speciale është një njësi elitare e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e ngarkuar me operacione të veçanta në kohë lufte dhe kryesisht misione kundër-terrorizmit në kohë paqeje.

Gjatë 18 viteve të ekzistëncës së tij, Batalioni i Forcave Speciale ka kaluar transformime të mëdha në kuadrin e formimit operacional, modernizimit dhe në kuadër të përshtatjes së taktikave dhe teknikave të reja.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.