Komisioni i Ligjeve miraton mes debateve të forta Reformën Territoriale me votat e PS, mazhoranca ia kalon Parlamentit për se
Pas diskutimeve, debateve dhe akuzave politike të zhvilluara në Komisionin e Ligjeve sot (5 tetor), nisma mori 8 vota pro, të gjitha nga deputetët e Partisë Socialiste, ndërsa 5 deputetë votuan kundër.
Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin e propozuar nga Partia Socialiste për hartën e re territoriale të vendit.
Votimi i sotëm i hap rrugë vijimit të procedurave parlamentare për ndryshimin e hartës territoriale, e cila pritet të shqyrtohet më tej përpara se të kalojë për votim në seancë plenare.
Reforma territoriale është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa ndryshimet e propozuara prekin organizimin dhe ndarjen administrative të territorit.
Projektligji pritet të vijojë tashmë rrugëtimin parlamentar pas miratimit në parim në Komisionin e Ligjeve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.