Çështja Ronaldo, Portugalia humbet 2 milionë ndjekës në Instagram
Portugalia fitoi në fushë edhe pa Cristiano Ronaldon, por mungesa e CR7-ës – dhe polemikat që e shoqëruan atë – kanë lënë gjurmë te kombëtarja.
Në fakt, siç konfirmon “Mundo Deportivo”, profili i Portugalisë në Instagram humbi plot 2 milionë ndjekës pas vendimit të 41-vjeçarit për t’u larguar nga grumbullimi dhe pasojave që pasuan.
Aktualisht, llogaria numëron 22,8 milionë ndjekës, një rënie krahasuar me 24.942.000 që kishte para incidentit.
Kjo mund të jetë arsyeja pse të dyja palët po përpiqen të sheshojnë mosmarrëveshjen. Nuk është sekret që tifozët e CR7-ës janë shumë aktivë; ditët e fundit, ata madje “vërshuan” në profilin e rrjeteve sociale të bashkëshortes së Gonçalo Ramosit.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.