☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,758 ▲0.46%
DOW 51,131 ▼0.09%
NASDAQ 27,383 ▲0.71%
NAFTA 91.02 ▼0.1%
ARI 4,163 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,382 ▲ +0.11% ETH $2,701 ▲ +0.04% XRP $1.4940 ▼ -0.7% SOL $119.4400 ▼ -1.88%
S&P 500 7,758 ▲0.46 % DOW 51,131 ▼0.09 % NASDAQ 27,383 ▲0.71 % NAFTA 91.02 ▼0.1 % ARI 4,163 ▲0.01 % S&P 500 7,758 ▲0.46 % DOW 51,131 ▼0.09 % NASDAQ 27,383 ▲0.71 % NAFTA 91.02 ▼0.1 % ARI 4,163 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Ukraina përdor armë robotike, të drejtuar nga IA, kundër dronëve ruse

KIEV, 5 tetor /ATSH-AFP/ – Ukraina ka nisur përdorimin e mitralozëve të rëndë të montuar në skelet robotike, të kontrolluara nga inteligjenca artificiale, për të interceptuar dronët rusë, përfshirë modelet me motor reaktiv.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore ukrainase, Juri Ihnat, deklaroi sot se skeletet robotike po instalohen në ura në mënyrë që të mund të përdoren për mbrojtjen kundërajrore.

Sipas tij, këto sisteme kanë arritur tashmë të rrëzojnë pranë Kievit disa dronë me motor reaktiv.

Këta dronë konsiderohen më të vështirë për t’u shkatërruar sesa modelet tradicionale, për shkak të shpejtësisë së tyre më të madhe.

Sistemet robotike përdorin sensorë dhe algoritme për të zbuluar dhe gjurmuar objektivat ajrore, ndërsa frëngjia drejton automatikisht armën drejt dronit.

Kjo mund të mundësojë reagim më të shpejtë ndaj objektivave që fluturojnë me shpejtësi të lartë.

Përdorimi i këtyre sistemeve tregon për rritjen e rolit të automatizimit dhe inteligjencës artificiale në luftën kundër dronëve, një nga aspektet më të rëndësishme të luftës moderne në Ukrainë. /Ad. Ab./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.