☁️
Tiranë 17°C · Vranët 21 April 2026
S&P 500 7,109 ▼0.24%
DOW 49,443 ▼0.01%
NASDAQ 24,404 ▼0.26%
NAFTA 87.04 ▼0.43%
ARI 4,803 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $76,395 ▲ +1.78% ETH $2,324 ▲ +0.86% XRP $1.4432 ▲ +1.89% SOL $85.8000 ▲ +0.91%
S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 87.04 ▼0.43 % ARI 4,803 ▼0.53 % S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 87.04 ▼0.43 % ARI 4,803 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
21 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

“27 Prilli”, Trajkovski: Veljanovski urdhëroi hapjen e dyerve

Aleksandër Vasilevski-Ninxha, i dyshuari për koordinimin ndërmjet organizatorëve dhe protestuesve në fjalën e tij përmbyllëse tha se ka bashkëpunuar me Prokurorinë për tu zbardhur ky rast.  Ninxha tha se natën e përgjakshme në shtabin komandues operativ, në selinë e VMRO DPMNE-së pritej të vinte edhe ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov. Ndërkohë, pohoi se ishin në kontakt me drejtorin e agjentët e DSK-së, shërbimet sekrete ushtarake e madje edhe me ata të Drejtorisë së 5-të të MPB-së.

“Në katin e 8-të të selisë së VMRO-së takova Mitko Çavkovin, Kirill Bozhinovskin, Biljana Brishkovskan, Spire Ristovskin dhe Mile Janakieskin. Pastaj tek parku përball Kuvendit, Nikolla Boshkovski më tha se nga zyra e Presidencës është duke ardhur Koço Josifovski, nga ku pritet që Ivanov të shpall gjendje të jashtëzakonshme. Por, plani dështoi”, deklaroi i akuzuari Aleksandar Vasilevski-Ninxha.

I akuzuari tjetër Nikolla Mitrevski, Kolo pranon se ka hyrë me maskë në Kuvend dhe ka thyer një derë të kristaltë, por thotë se nuk ka hyrë në sallën e pres konferencave ku ishin deputetët. Ai mohon të ketë marrë urdhra nga Ninxha për t’i blerë maskat së bashku me dy vëllezërit Mlladenovski.

 “Stefan dhe Mihajllo Mlladenovski janë nipër të Kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publik Kole Shterjov, andaj ata janë amnistuar me garanci të gjykatëses, në këmbim të dëshmive kundër neve. Na tradhtuan ne për të shpëtuar veten”, tha i akuzuari tjetër, Nikolla Mitrevski-Kolo.

“Ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski dha urdhër për tu hapur dyert më 27 prill 2017”, kështu e nisi rrëfimin i akuzuari Vllatko Trajkovski, në fjalën e tij përmbyllëse. Ai tha se po të mos hapeshin dyert nga deputetet e amnistuar Kërsto Mukovski dhe Sasho Vasilevski ata nuk do të nxiteshin për të hyrë brenda godinës ligjvënëse.

“E pranoj se në korridor kam spërkatur me pajisjen kundër zjarrit, deputetin e LSDM-së Sashko Kostov, por mohoj të kem përdorur dhunë fizike ndaj akujt tjetër”, pohoi i akuzuari Vllatko Trajkovski.

Politikanët na futën në kurthe tha i akuzuari tjetër në fjalën e tij përmbyllëse.

“Hyra në Kuvend, i nxitur nga ndenja patriotike pas provokimi nga intonimi i himnit të një shteti të huaj dhe mu duk se na okupuan vendin. Pastaj e kuptova se isha i manipuluar”, tha i akuzuari Vilijam Mihajlovski.

Pas fjalëve përmbyllëse, gjykatësja Dobrilla Kacarska pritet të përgatitë aktvendimet për të akuzuarit dhe deri në fund të javës tjetër tu shqiptohet verdikti i shkallës së parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.