🌧️
Tiranë 14°C · Rrebesh 23 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 82.81 ▼0.72%
ARI 3,618 ▲2.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $61,426 ▲ +0.97% ETH $1,725 ▲ +0.9% XRP $0.9414 ▲ +0.79% SOL $72.4400 ▲ +2.65%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 82.81 ▼0.72 % ARI 3,618 ▲2.92 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 82.81 ▼0.72 % ARI 3,618 ▲2.92 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Kosova

​27 vjet Shërbimi Korrektues i Kosovës, mbi 5 mijë të burgosur në programe rehabilitimi

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka shënuar sot 27-vjetorin e themelimit. Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësues të lartë shtetëror, përfaqësues të institucioneve korrektuese dhe zyrtarë policorë.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se Shërbimi Korrektues i Kosovës funksionon falë njerëzve që çdo ditë i shërbejnë këtij institucioni, duke theksuar se tashmë një përgjegjësi e re është kontributi në rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të privuar nga jeta, raporton KosovaPress.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk është vetëm një institucion që administron vuajtjen e dënimit. Ai është një institucion që garanton sigurinë, mbron rendin, zbaton ligjin dhe kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Por mbi të gjitha, ky institucion qëndron dhe funksionon falë njerëzve që çdo ditë i shërbejnë atij me përgjegjësi, me profesionalizëm dhe me përkushtim…Një përgjegjësi po ashtu e rëndësishme është kontributi në rehabilitim dhe riintegrimin e personave të privuar nga liria. Sepse sot, një sistem korrektues i suksesshëm nuk matet vetëm me kapacitetin për të administruar dënime, por edhe me mundësinë që u jep njerëzve të ndryshojnë, të përgatiten për një jetë të re”, tha ajo.

Ndërsa kryeministri, Albin Kurti u shpreh se gjatë këtyre viteve shërbimet korrektuese të Kosovës kanë shënuar përparim të rëndësishëm në profesionalizimin e stafit.

Kurti tha se mbrojtja e të drejtave të të burgosurve apo të paraburgosurve nga SHKK është dëshmuar përmes vlerësimeve të ndryshme.

“Natyrisht që burgu nuk është i mirë, por është i domosdoshëm për ta mbrojtur shoqërinë. I burgosuri apo i paraburgosuri e humbet lirinë por asnjëherë të drejtën. Të cilët mbrohen e respektohen nga të gjithë ne bashkë dhe nga secili prej jush, pavarësisht nga funksioni që përfaqëson. Ky progresi i madh i shërbimit të Kosovës dhe Kosovës është dëshmuar edhe përmes vlerësimeve të çmuara”, tha Kurti.

Ndërkohë ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla tha se SHKK ka dëshmuar profesionalizëm e integritet.

“Shërbimi Korrektues vërtet ka dëshmuar profesionalizëm, përkushtim dhe integritet, transformim të vazhdueshëm të infrastrukturës, rritje të numrit dhe cilësisë së zyrtarëve korrektues, si dhe përafrim me standarde bashkëkohore korrektuese. Në raportin e sivjetshëm të progresit të Komisionit Evropian, theksohet se Kosova ofron garanci të duhura ligjore për parandalimin e torturës dhe formave të tjera të keqtrajtimit. Sistemi i burgjeve në përgjithësi është në përputhje me rregullat standarde minimale të Kombeve të Bashkuara për trajtimin e të burgosurve”, tha Gërvalla.

Drejtori i përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani shprehu mirënjohjen ndaj zyrtarëve korrektues dhe stafit civil.

Dibrani tregoi investimet e bëra në këtë institucion gjatë viteve të fundit, duke theksuar modernizimin e infrastrukturës, investimin në teknologji dhe avancimin e sistemit të sigurisë.

“Kemi investuar në ngritjen profesionale të stafit, me qindra zyrtarë të trajnuar brenda dhe jashtë vendit, si dhe kemi fuqizuar institucionin me mbi 400 zyrtarë të rinj. Kemi themeluar institucionin për trajtimin e personave me nevoja të veçanta, kemi modernizuar infrastrukturën, kemi investuar në teknologji dhe kemi avancuar sistemin e sigurisë. Mbi 5 000 persona të privuar nga liria janë përfshirë në programe edukative profesionale dhe rehabilituese. Kemi nënshkruar me dhjetëra marrëveshje të bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile, duke krijuar mundësi të reja për arsim dhe përgatitje për rikthim në shoqëri”, tha ai. /kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.