☁️
Tiranë 23°C · Vranët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,166 ▼ -0.15% ETH $2,520 ▼ -0.12% XRP $1.3594 ▼ -0.59% SOL $100.8300 ▼ -0.85%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Kronika

3 ton drogë në Mat, zyrtare: Nuk ka policë të përfshirë në trafik!

Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me super aksionin anti-kanabis të zhvilluar në Mat që çoi në zbulimin e një magazine kanabisi me rreth 3 ton lëndë narkotike.

Sipas policisë, operacioni është zhvilluar prej tre ditësh në Mat ku janë asgjësuar në total rreth 13 mijë rrënjë bimë narkotike kanabisi dhe janë sekuestruar 3 mijë e 52 kilogramë kanabis gjysmë i tharë.

Policia thotë se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autoritin e kultivimit të drogës, Shpëtim Lika. 45 vjeç

Operacioni është zhvilluar bazuar tërësisht në informacionin policor të marrë në  rrugë operative – thonë burimet zyrtare – ndërsa në të u përfshinë Policia e Matit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

“Sot gjatë kontrollit në fshatin Rremull, vendi i quajtur Përroi i Kurvajës janë konstatuar 4 parcela ku ishin kultivuar gjithsej 4020  rrënjë canabis sativa, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Po ashtu gjatë kontrollit në fshatin Rremull në afërsi të banesës së Shpëtim Lika në përrua është gjetur një hangar i ndërtuar me shtylla druri ku brenda tij kishte të varura për tu tharë një sasi Cannabis Sativa, si dhe 100 metra më lart tek një banesë e pa banuar që administrohej nga Shpëtim Lika u gjet dhe një sasi tjetër degësh bimë narkotike që ishte vendosur për tu tharë.

Menjëherë është njoftuar Prokurori ku në prezencë të tij u peshua kjo sasia e bimëve qe ishte në hangarë dhe në banesën e pa banuar ku rezultoi se pesha ishte gjithsej tre ton. Bima ishte në proces tharje gjysmë e thatë.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani del se autori i dyshuar i kësaj bime narkotike është Shpëtim Lika, 45 vjeç, lindur e banues në fshatin Rremull Njësia Administrative Rukaj Bashkia Mat, i cili është shpallur në kërkim nga ana jonë”, thanë burimet zyrtare të policisë.

Në media u përfol për punonjës policie të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, por sipas Policisë së Shtetit nuk asnjë punonjës policie apo punonjës të administratës të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

“Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale”, përfundon njoftimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.