☁️
Tiranë 28°C · Vranët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.45 ▲1.53%
ARI 4,454 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $79,290 ▲ +1.13% ETH $2,511 ▲ +1.36% XRP $1.4409 ▲ +3.9% SOL $104.5700 ▲ +1.7%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.45 ▲1.53 % ARI 4,454 ▲0.34 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.45 ▲1.53 % ARI 4,454 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Politika

4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West në Tiranë, Bardhi paralajmëron kallëzim ne SPAK për Ramën

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka paralajmëruar kallëzimin në SPAK, për kryeministrin Edi Rama pasi ky i fundit alokoi 4.2 milionë euro nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për koncertin e sotëm të Kanye West në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi e cilëson vendimin një shkelje flagrante të ligjit dhe abuzim me paratë publike. Ai sjell në vëmendjen se kur ishte në opozitë, Rama denonconte organizimin e festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë me një kosto prej 1 milion eurosh, ndërsa sot, sipas tij, ka miratuar një fond katër herë më të madh për një koncert privat.

“Kur Edi Rama ishte në opozitë denonconte tre evente publike, të organizuara për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, me vlerë 1 milionë euro, duke i cilësuar si abuzim me ligjin dhe një opurtunitet korrupsioni. I njëjti Edi Rama, 14 vite më pas, miraton një fond 4.2 milionë euro për një koncert privat, pa asnjë procedurë, në shkelje flagrante të ligjit, me fondet që duhet të përdoren vetëm në rastet e fatkeqësive natyrore apo masave të jashtëzakonshme.

Me standardin që ka vendosur vetë ai, Edi Rama duhet të përgjigjet penalisht për abuzimin me 4.2 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.

Prandaj, ditën e hënë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë kallëzim penal në Prokurorinë e Posacme (SPAK) kundër Edi Ramës dhe Blendi Gonxhja, të cilët duhet të japin llogari para ligjit dhe qytetarëve për abuzimin flagrant me paratë e shqiptarëve”, shkruan Bardhi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.