☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 21 July 2026
S&P 500 7,513 ▲0.93%
DOW 52,273 ▲0.84%
NASDAQ 25,866 ▲1.4%
NAFTA 84.25 ▲2.15%
ARI 4,076 ▲1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $66,461 ▲ +1.61% ETH $1,926 ▲ +1.55% XRP $1.1565 ▲ +4.07% SOL $77.8800 ▲ +0.57%
S&P 500 7,513 ▲0.93 % DOW 52,273 ▲0.84 % NASDAQ 25,866 ▲1.4 % NAFTA 84.25 ▲2.15 % ARI 4,076 ▲1.5 % S&P 500 7,513 ▲0.93 % DOW 52,273 ▲0.84 % NASDAQ 25,866 ▲1.4 % NAFTA 84.25 ▲2.15 % ARI 4,076 ▲1.5 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Politika

4.3 mln euro për koncertin e Kanye west, Gonxhja: Anulimi do dëmtonte ekonominë dhe imazhin e vendit. Eventi i Jennifer Lopez u refuzua, kërkoi 2 mln euro garanci për shkak të protestave

Akti Normativ i financimit me 4.3 milionë euro të koncertit të Kanye West u diskutua në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën.

Gjatë raportimit, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, mbrojti vendimin për financimin e koncertit të Kanye West, duke argumentuar se anulimi i eventit do të kishte pasoja të rënda ekonomike dhe do të dëmtonte imazhin e Shqipërisë si destinacion për organizimin e aktiviteteve ndërkombëtare.

“Kjo u bë për të mos anuluar aktivitetin, pasi do të kishte pasoja të rënda jo vetëm për ekonominë, por edhe dëmtimin e imazhit dhe humbjen e besueshmërisë për të qenë pjesë e kalendarit global të eventeve që sjellin të mira për vendin”, tha ai.

Sipas Gonxhes, koncerti ishte një risi për Shqipërinë, pasi tërhiqte një audiencë globale dhe u pa se rreth 70 % e biletave ishin blerë nga shtetas të huaj.

“Aktiviteti ishte risi për Shqipërinë, pasi po tërhiqte një audiencë globale dhe jo vetëm rajonale. Kur u ndërmor Akti Normativ, rreth 70% e biletave ishin blerë nga të huajt. Risia ishte edhe zhvillimi i një aktiviteti në një stadium të përkohshëm, që të kishim një event me kushte të arritshme për qytetarët dhe me një kapacitet të lartë spektatorësh, në mënyrë që qytetarët të mund ta përballonin biletën. Për ta shtyrë eventin në një muaj tjetër nuk ishte e mundur dhe sipërfaqja private ku u ndërtua stadiumi i përkohshëm ishte pa pagesë, ndërsa po ta shtynim binte ndesh me projektet e zhvillimit të asaj prone private. Ne nuk kishim asnjë dijeni në fillim që do lindte kjo nevojë dhe akti normativ ishte e vetmja zgjidhje në atë moment. Pse u investua Kanye West dhe jo një artis tjetër që ka ardhur në vendin tonë, po flasim për një artist që është mes 20 artistëve më të mirëve në botë dhe ndiqet nga miliona persona globalisht. Duke para rëndësinë dhe vlerën që eventi sillte për vendin, urgjenca ishte dëmi që do sillte nëse ku event do anulohej. Ne kemi nisur punën për eventin para se të nisnin protestat”, tha Gonxhja.

Gjatë debatit, kryetarja e komisionit Ina Zhupa, ngriti pikëpyetje mbi përdorimin e fondeve publike për mbështetjen e aktiviteteve të tilla, duke sjellë si shembull një koncert të mundshëm të Jennifer Lopez në shtator. Ministri Gonxhja zbuloi se kishte pasur kontakte për të sjellë Jennifer Lopez në Tiranë, por projekti nuk u realizua, pasi kërkohej një garanci financiare prej 2 milionë.

“Nëse në shtator do të vijë Jennifer Lopez dhe asaj nuk i shiten biletat, çfarë do të bëjmë? Do të nxjerrim një akt tjetër normativ për t’i dhënë para, se na prishet imazhi i Shqipërisë? Pse kështu funksionon buxheti i shtetit dhe promovimi i turizmit?”, tha Zhupa

“Jennifer Lopez e kemi refuzuar për momentin, pasi kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të kishte protesta. Dhe e kemi refuzuar, sepse nuk ia japim dot ato garanci. Kjo është kosto e destabilizimit të vendit. Për ata që e duan Jennifer Lopez në Tiranë, ta dinë se nuk ia kemi ofruar dot garancinë, pasi na është dukur e pamundur”, tha ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.