☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,710 ▼0.18%
DOW 53,885 ▼0.85%
NASDAQ 26,348 ▼0.06%
NAFTA 78.10 ▲1.05%
ARI 4,319 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,422 ▼ -0.22% ETH $1,903 ▼ -0.09% XRP $1.0364 ▼ -1.35% SOL $72.8100 ▼ -1.1%
S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 78.10 ▲1.05 % ARI 4,319 ▲0.46 % S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 78.10 ▲1.05 % ARI 4,319 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Politika

40 kompani izraelite ‘zbarkojnë’ në Tiranë për sigurinë kibernetike, Rama: Shqipëria për hebrenjtë mbetet shtëpi!

Këtë të martë, 12 maj, u mbajt samiti Shqipëri-Izrael, pasi 40 kompani inovative izraelite kanë ardhur në Tiranë për të garantuar sigurinë kibernetike dhe për të forcuar ekonominë e vendit përmes teknologjisë së fjalës së fundit.

“Sa më shumë e njoh Izraelin, aq më shumë e kuptoj. Faleminderit që keni ardhur e keni sjellë dijen tuaj! Shqipëria doli nga Lufta e Dytë Botërore si i vetmi vend në Europë që numëronte më shumë hebrenj se para se të niste lufta. Kjo falë myslimanëve të Shqipërisë të cilët morën çdo hebre si vëlla ose motër dhe rrezikuan jetën për ta. Kjo është një histori që unë e shtrëngoj fort. Unë e qeveria imë po bëjmë sa më shumë të jetë e mundur që këtë histori ta rrëfejmë, për mënyrën se si duhet të shfaqemi në botën që jetojmë dhe si duhet të përgatitemi në të ardhmen, jo vetëm me hebrenjtë, por edhe të tjerët”, deklaroi kreu i qeverisë në nisje të fjalës së tij.

Nuk la pa përmendur edhe strehimin e muxhahedinëve. Gjest, që sipas kryeministrit, u pasua me hakmarrje nga regjimi iranian, në sistemet tona kibernetike.

“U bëmë një vend që 95% të shërbimeve i ofrojmë online dhe ata synuan ta shkatërronin këtë, për të na cuar mbrapsht në kohën e errët të shërbimve publike në nivelin më të ulët. Në atë moment, Izraeli na u gjet si mik. Po ashtu miqtë tanë të Emirateve, e kështu i mbijetuam këtij sulmi. Mësuam sidoqoftë se na duhet të investojmë dhe të ndërtojmë një sistem mbrojtjeje”, tha ai.

“Jemi shumë të lumtur që jeni këtu e të shohim se çfarë mund të bëjmë së bashku! Shijojeni ushqimin tonë, mikpritjen tonë! Mos harroni kurrë se Shqipëria për hebrenjtë mbetet shtëpi! Çfarëdo të mendohet për qevetinë tuaj, ka një gjë të sigurt nuk ka antisemitizëm në Shqipëri dhe hebrenjtë janë gjithmonë të mirëpritur”, përfundoi Rama.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.