☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲0%
ARI 4,181 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $80,846 ▼ -0.94% ETH $2,347 ▼ -2.98% XRP $1.2598 ▼ -3.17% SOL $101.0100 ▼ -3%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲0 % ARI 4,181 ▲0 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲0 % ARI 4,181 ▲0 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

“55.7 përqind e vlonjatëve janë pro projektit turistik në Zvërnec”, Zaloshnja tregon rezultatet e sondazhit

Shumica e qytetarëve të Vlorës mbështesin ndërtimin e resortit të ri turistik në Zvërnec, duke dëshmuar se qëndrimet e tyre nuk janë thjesht pasqyrim i ndarjeve politike në bashki.

Sipas një sondazhi të prezantuar në emisionin “Real Story” në ABC News nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, 55.7% e të anketuarve vlonjatë janë deklaruar pro këtij investimi të madh strategjik.

Ndërkohë, të dhënat tregojnë se 30.1% e qytetarëve pozicionohen kundër projektit, ndërsa një pjesë prej 14.2% kanë zgjedhur të mos japin një mendim, me argumentin se nuk janë të informuar mjaftueshëm. Ky sondazh sjell një pasqyrë të qartë të opinionit publik vendas mbi një nga zhvillimet më të diskutuara të kohëve të fundit në zonën bregdetare.

“Pyetja kryesore është: A doni që duhet të ndërtohet resorti turistik në Zvërnec? Ku 55.7% e qytetarëve të Vlorës janë pro investimit. 30.1% janë kundër investimit, kurasë 14.2% e vlonjatëve nuk japin një mendim pasi pretendojnë se nuk janë të informuar mjaftueshëm. Nuk kemi të bëjmë vetëm për një ndarje politike në Bashkinë e Vlorës”, tha Zaloshnja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.