🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.05 ▼0.08%
ARI 4,133 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,532 ▲ +2.73% ETH $2,423 ▲ +4.59% XRP $1.3169 ▲ +2.97% SOL $96.0400 ▲ +2.87%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.05 ▼0.08 % ARI 4,133 ▲1.46 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.05 ▼0.08 % ARI 4,133 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

Pas 7 orësh përballje të pandërprerë me flakët, zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë plotësisht një zjarr të përmasave të mëdha që përfshiu gjatë natës një sipërfaqe me pyje dhe shkurre në territorin ndërmjet fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq.

Alarmi është dhënë në orën 22:38, pas njoftimit të një qytetari për rënien e zjarrit në zonën e pyllëzuar. Menjëherë drejt vendngjarjes u nisën dy grupe shërbimi të MZSH-së Gjirokastër. Me mbërritjen në terren, zjarrfikësit u përballën me një situatë të vështirë. Flakët ishin përhapur në tre vatra aktive, të shtrira në dy kodra të ndryshme, ndërsa terreni i thyer malor dhe bimësia e dendur e bënin të pamundur ndërhyrjen me automjete zjarrfikëse.

Përballë kësaj situate, në operacion u angazhua i gjithë efektivi zjarrfikës. Ndërhyrja u krye në kushte të vështira, me zjarrfikësit që u përballën drejtpërdrejt me flakët për të parandaluar përhapjen e tyre drejt zonave të banuara. Gjatë natës, situata u bë veçanërisht e vështirë, pasi zjarri në momente të caktuara u përhap me intensitet, duke rrezikuar të avanconte në drejtim të fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq. Pas një ndërhyrjeje të pandërprerë për rreth 7 orë, efektivët arritën të neutralizojnë të gjitha vatrat e zjarrit. Në orën 05:30, zjarri u shpall i shuar plotësisht.

Operacioni u zhvillua në kushte të vështira për shkak të terrenit malor dhe mungesës së aksesit për automjetet, por ndërhyrja në kohë dhe angazhimi i plotë i shërbimit zjarrfikës bënë të mundur frenimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre drejt fshatrave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.