☁️
Tiranë 16°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,112 ▼ -0.63% ETH $2,321 ▼ -1.85% XRP $1.2904 ▲ +0.93% SOL $100.4300 ▼ -1.13%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Politika

82 vjet nga gjenocidi mbi Çamërinë, Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

Me një minutë heshtje nisi në Kuvend seanca e përkujtimit të 82-vjetorit të gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, që la pas vrasje masive, përdhunime, grabitje dhe dëbime me forcë të rreth 30.000 shqiptarëve nga rajoni i Çamërisë gjatë viteve 1944-1945, ngjarje që vijon të mbetet një plagë e hapur historike.

Deputetja e PDIU, Mesila Doda u shpreh se është detyrim i qeverisë që në tryezën e Athinës zyrtare të ngrejë çështjen çame dhe të kërkojë heqjen e ligjit të luftës.

“Detyrim që të ngrejë këtë çështje të të drejtave të njerun në çdo samit apo takim me Greqinë. Heqjen e ligjit të luftës, një ligj arkaik dhe rudiment historik që mbahet ende në këmbë për të kërcënuar marrëdhëniet tona me fantazmën e një lufte të shekullit të kaluar”, tha Doda.

Detyrim, që për deputetin socialist Ardit Bido po përmbushet.

“Edi Rama e ka ngritur si çështje në Athinë me autoritetet greke, jo vetëm në nivelin e përfaqësimit shtetëror duke qenë forca e parë që e përfshiu çështjen çame në programin qeverisës, por edhe duke e ngritur sy më sy aty ku duhet, në Athinë”, tha Bido.

Ndërsa kreu i shoqatës Çamëria, Ilirjan Idrizaj tha se kjo çështje nuk duhet të mbetet peng I heshtjes, por duhet të trajtohet me dinjitet.

“Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për një zë të fortë dhe të bashkuar, t’i dalë zot vetes dhe t’i shërbejë interesit më të mirë të çështjes çame dhe interesit kombëtar,” tha Idrizaj.

82-vjetori i gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë riktheu në Kuvend edhe kreun e PDIU Shpëtim Idrizi që në zgjedhjet e fundit nuk mundi të siguronte një mandat deputeti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.