82-vjetori i çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazistë
Më 17 nëntor të vitit 1944, Tirana fitoi lirinë, me çlirimin nga pushtuesit gjermanë.
Kjo ditë shënoi një nga momentet më të rëndësishme të luftës nacionalçlirimtare dhe mbylli kapitullin e fundit dhe një nga më të vështirët të pushtimit gjerman të vendit.
Muzeu Historik Kombëtar kujton se, operacioni ushtarak për marrjen e kryeqytetit kishte nisur më 29 tetor nga Brigada e Parë Sulmuese, dhe zgjati 19 ditë. Përparimi i forcave partizane qe i shpejtë. Ato morën kontrollin e gati gjysmës së qytetit që në natën e parë, për t’u zhvendosur të nesërmen drejt qendrës. Për 19 ditë me radhë, luftime të ashpra përfshinë çdo lagje, banesë e rrugë, derisa trupat gjermane u thyen përfundimisht.
Kjo betejë pati një kosto të lartë njerëzore dhe materiale për të dyja palët. Forcat gjermane pësuan mbi 2 000 të vrarë, u zunë me shume se 300 robër e të plagosur, u neutralizuan dy tanke, një autoblind, 25 topa, 200 automjete dhe i gjithë materiali i kolonës armike. Nga radhët e partizanëve u shënuan 417 të vrarë e të plagosur e po ashtu pati e dhjetëra të masakruar ndër civilët.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.